“Vetullat si Skëndërbeu”/Ronela Hajati reagon pas komenteve për vetullën e bashkuar

Ronela Hajati publikoi pak ditë më parë një foto ku shfaqet me një vetull dhe veç atyre që e kuptuan mesazhin e saj, kishte dhe komente negative.

Ronela u frymëzua nga Frida Kahlo, piktorja meksikane, e cila ishte një ikonë e fuqisë dhe një gjeni e artit. Frida Kahlo ndryshoi standardet e bukurisë me vetullat e bashkuara, këmbën e djathtë që ishte më e hollë se e majta dhe fustanet e saj indigjene.

Por shumë nga ata që nuk e kuptuan aspak foton e Ronelës dhe që me siguri nuk e njohin Kahlo-n, bënë komente aspak të këndshme për këngëtaren:

Ronela vendosi të reagonte sot përmes një tjetër fotoje, ku shfaqet e përlotur.

“Unë kur pashë komentet për vetullën”, shkruan këngëtarja, duke nënkuptuar se i vjen keq për të gjithë ata që nuk e kanë marrë mesazhin e saj.

Ronela me foton përcolli pikërisht mesazhin e Frida Kahlo-s, ta duam veten kështu siç jemi, pa u përpjekur të ndryshojmë gjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...