Fantastike/ Boksierja shkodrane Elsidita Selaj siguron medaljen e bronztë në Kampionatin Europian

Boksierja shkodrane Elsidita Selaj vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare. Pas medaljes së argjendtë të fituar vitin e kaluar në Kampionatin Europian U18 që u zhvillua në Itali, ajo sot ka arritur të sigurojë medaljen e bronztë në Kampionatin Europian U22.

Por kjo e bronzta mund të jetë medalja e momentit sepse Selaj mund të shkojë edhe më tej për të fituar të argjendtën dhe pse jo edhe të artën, ndonëse duket shumë e vështirë.

Megjithatë Elsidita bashkë me trajnerin e saj Jetmir Kuçi vazhdojnë të na befasojnë. Në Europianin që është duke u zhvilluar në Rusi, ajo është ndeshur sot në raundin e parë me një kundërshtare nga Bjellorusia.

Boksierja e kombëtares shqiptare e ka dominuar ndeshjen dhe në raundin e dytë e ka detyruar kundërshtaren e saj të tërhiqet nga ringu, çka ia rrit edhe më shumë vlerën kësaj fitoreje. Me këtë sukses, Selaj ka siguruar medaljen e bronztë deri më tani në këtë aktivitet të rëndëssihëm.

Kalendari i mëtejshëm i Europianit do ta përballë Elsidita Selajn me një boksiere nga Rusia. Edhe në rast humbje, boksierja shkodrane e ka siguruar tashmë medaljen e bronztë dhe padyshim që ky është një sukses i madh.

Megjithatë ajo e ka ndër mend të pretendojë të shkojë më larg dhe padyshim që kemi të bëjmë me një 18 vjeçare shumë të talentuar e cila po shkruan historinë e boksit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Gjergj KOLA

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...