RAMA DREKË NË RESTORANTIN E NJOHUR PRANË SHTËPISË SË TIJ, PROVOKON SËRISH ME KËTË DETAJ (FOTO)

Kryeministri Rama ka zgjedhur të drekojë të dielën në restorantin e njohur në Surrel pranë shtëpisë së tij.

Gjatë një dreke në restorantin e njohur Cereni në Surrel pranë Dajtit, në një fotografi të shkrepur me pronarin e restorantit, kryeministri Rama është parë i veshur me një xhup i cili ka të stampuar një kompani bastesh.

Pavarësisht nga kritikat e mediave ndaj Ramës, për reklamimin e kompanive të basteve në veshjet që ai vishte në daljet e tij publike, kryeministri Rama sërish është parë me një veshje të tillë.

Pas mbylljes së pikave të basteve që nga 1 janari 2019, me urdhër të vet kryeministrit, u ndalua edhe reklamimi i këtyre kompanive dhe kjo është arsyeja që mediat e kritikuan, por është pikërisht vet kryeministri që nuk ua ka vënë veshin kritikave, pasi mesa duket vazhdon të veshi në dalje publike, xhupin në të cilën duket simboli i një kompanie bastesh angleze.

Me siguri është një xhup që kryeministri e ka shumë për zemër dhe nuk mund të heqë dorë prej tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...