“Luteshin për jetën”, shqiptari rrëfen tmerrin që përjetuan pasagjerët e avionit mes qiellit

Pasagjerët e një avioni që ishte nisur nga Stambolli drejt New Yorkut kanë përjetuar momente tmerri dhe paniku. Mësohet se avioni i kompanisë turke “Turkish Airline” ka hyrë në masa ajrore të forta dhe ka humbur ekuilibrin, për pasojë të kësaj pasagjerët kanë përjetuar minuta të tëra tmerri.

Mediat turke kanë shkruar se avioni i nisur nga Stambolli, kur ka hyrë në fushën ajrore të SHBA-së është futur në masa të forta ajrore dhe pilotët kanë humbur ekuilibrin.

28 prej pasagjerëve që ndodheshin në bord kanë marrë plagë të lehta. Midis tyre ishte edhe një shqiptar.

Identiteti i tij është Sead Nikaj. Ai ka thënë për gazetën amerikane New-York Times se pas kësaj që pa me sytë e tij nuk do të hipë më në avion.

Më tej ai ka treguar:

Po kthehesha nga Shqipëria dhe 40 minuta para uljes në New York u përplasëm me rryma ajrore. Pas një periudhe qetësie sërish u përplasëm me një rrymë më të fortë. Njerëzit filluan të bërtasin dhe të luteshin për jetën. Kurrë më parë nuk kisha përjetuar një gjë të tillë.”

Të gjithë të plagurit janë jashtë rrezikut për jetën, por disa prej tyre kanë thyerje të kockave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...