PSE I BLEVA NËNËS, BASHKËSHORTES DHE VAJZËS LULE…

Nga Ilir Hoxholli

Po ecja i shpërqëndruar rrugës, sytë me shkuan tek lulet që ishin përhapur në trotuar, pashë nje grua në moshë që i shiste.

Mund të ishte nena ime, ajo dhe unë dikur kemi shitur sepse ajo pak shijon shumë kur vjen me djersën e ballit. Sa kushton nje buqete? 500 leke të reja- më tha. Më bëj tre buqeta se kam nenen, nusen dhe vajzen në shtëpi.

Më mbuloi me lutje dhe urime për të tre mbretëreshat që kam në shtepi. Në fakt këtë dhe po kërkoja, lutjet e saj, sepse rrudhat dhe duart që i dridheshin më jepnin një ndjesi që doja ta perqafoja fort, e përmbajta veten dhe u largova.

E para që hapi derën e shtëpisë ishte vajza, u habit dhe më mbyti me përqafime, ajo tani po rritet dhe lulet ishin një sinjal se bota pa lule nuk ka kuptim.

Nëna më mbuloi me lutje dhe të gjithë vëmendjen e mori vajza që lumturohej pa fund nëpër shtëpi.

Nëna ime e di qe në 8 Mars nuk merr lule, sepse cdo ditë ajo ndjehet mbretëreshë, por ajo nëna tek shiste lule, ajo meritonte respektin dhe lutjet e saj sikur më lumturuan ditën.

Sa pak mund të bëjmë e të ndjehemi mire, fundja lumturia ka efektin zinxhir të cilën Zoti e përhap me Mirësitë e Tij. Zot ruaji nënat tona, meritojnë gjithë jetën tonë në shërbim të tyre dhe jo vetëm një ditë…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...