BESA-BESË, FJALËT HYJNORE TË KANUNIT TË LEKË DUKAGJINIT

Princi Lekë Dukagjini, është princi që pati fuqinë dhe pushtetin në Veriun e Shqipërisë në të njëjtën kohë që që Skëndërbeu po drejtonte shqiptarët në betejat më të lavdishme. Ai do të krijonte atë që njihet ndryshe si “Kanun”, ku sipas Gjergj Fishtës do të thotë “Prerje e drejtë”, vendosje e drejtë.

Lekë Dukagjini po ashtu do t’i mbante ushtarët e tij në male vetëm që të mos paguanin taksat ndaj Sulltanit, taksa që nuk ishin të larta në vlerë por Leka thoshte se nëse i paguanin tani që janë të ulëta nuk do ta kenë problem t’i paguajnë edhe kur ata t’i rrisin.

Fjalët bazë në Kanun do të ishin fjalët hyjnore “Besa-Besë”.

Për studiuesit, Leka me përmbledhjen e “Kanunit”, gjykohet si një figurë e plotësuar e Arbërisë Mesjetare, që ka luftuar për identitet. Me qendër në Lezhë, Principata e Dukagjinëve, përfshinte Zadrimën, zonat në veri dhe verilindje të Shkodrës, që sot janë të mbytyra nga uji i Drinit dhë shtrihej me një kryeqendër të dytë, me qytetin e Ulpianës (Lipjani i sotëm), dhe zotërimet ishin deri afër Prizrenit.

Lekë Dukagjini kishte marrë një kulturë të gjithanshme, që në atë kohë i shkonte për shtat frymës humaniste të Rilindjes evropiane dhe në qytete të tilla si në Venecia, Raguza apo Shkodër. Kontakti i parë me Gjergj Kastriotin, ka qenë në Lidhjen e Lezhës më 1444.

Gjatë kësaj periudhe (1458-1481), kur ai udhëhiqte të gjitha kuvendet dhe pleqësitë e malësorëve, u bë një përmbledhje e Kanunit mijëravjeçar të vjetër, që u trashëgua brez pas brezi, si praktikë gjykimi dhe përmes fjalëve të urta, të formuluara apo të rithëna prej tij, rast pas rasti, si sentenca juridike.

Duhet thënë se për shekuj me rradhë, Kanuni mbeti i pashkruar dhë do të vinte koha e veprimtarit të shquar At Shtjefën Gjeçovit, që filloi të grumbullonte, atë që populli e kishte plazmuar në mëndjen e tij, për shekuj me rradhë.

Edith Durham do të shprehej:

“LEKË DUKAGJINI DUHET TË KETË PASUR NJË PERSONALITET IMPONUES QË KA NDIKUAR KAQ SHUMË TE NJERËZIT, AQ SA SHPREHJA “KËSHTU KA THËNË LEKA”, KA MË TEPËR FORCË DETYRUESE SE SA TË DHJETË POROSITË E BIBLËS, MËSIMET E ISLAMIT E TË KRISHTËRIMIT, LIGJI I SHERIATIT DHE I KISHËS, TË GJITHA DUHET T’I NËNSHTROHESHIN KANUNIT TË LEKËS. FAMA E TIJ MIDIS FISEVE QË ENDE RUAJNË EMRIN E TIJ, IA KA KALUAR EDHE FAMËS SË SKËNDËRBEUT.”

Ekzistojnë mendime të ndryshme se pse “Kanuni i Lekë Dukagjinit” quhet i tillë.

Një grup dijetarësh në krye me Dr. Milan Sufflay thonë se, quhet Kanuni i Lek Dukagjinit ngaqë atë e ka mbledhur dhe e ka kodifikuar Lekë Dukagjini i III (1459 – 1479).

Ndërsa studiues të tjerë shprehen se Dukagjini në atë periudhë gjeografikisht përfshinte Shalë e Shosh, Pukë e Ikballë, Mirditën, Zhupën, Malësinë e Lezhës, dhe nga për këtë arsye e quajnë “Kanuni i Lekë Dukagjinit” sepse zbatohej në këto treva e jo pse atë e ka mbledhur Lekë Dukagjini i III.

Pavarësisht mendimeve ajo që mbetet e faktuar është se Kanuni ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetën shoqërore të Veriut të Shqipërisë, duke rregulluar mardhëniet në shoqëri, rolet dhe duke përcaktuar rregullat sipas rastit.

Sipas Kanunit, nderi është një vlerë universale, por me kufinj të ngushtë se si praktikohet. Marrja e nderit cenonte jo vetëm personalitetin dhe autoritetin e individit por edhe nderin e familjes, të fisit dhe më gjerë ndaj dhe individi duhet të vepronte për të rikthyer nderin në vend.

Ngritja në piedestal e nderit ka sjellë edhe anën tjetër të medaljes së Kanunit, gjakmarrjen, plagën e thellë që ende sot e vuajnë pasardhësit e Lekës. Femra ka patur mbrojtjen e veçantë por me të drejta të kufizuara.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...