U merrte lekë, ish banori i Big Brother arrestohet

Kreshnik Husaj ose i njohur ndryshe si Kika i ‘Big Brother 8’ është arrestuar dy javë më parë nga pPolicia e Tiranës.

Lajmi për arrestiminn e Kikës është bërë i ditur vetëmm ditën e sotme, ndërsa ndaj tij janë bërë mbi 30 denoncime në polici.

Husaj ka nisur prej disa muajsh në televizionin Channel One një emision të qujatur ‘The one shoë nga Kika’, me producent dhe prezantues vetë atë.

Ish-konkurenti i Big Brother akuzohet nga denoncuesit se u ka marrë shuma të mëdha parash për ti promovuar si prezantuesë në emisionin e tij.

Ka qenë bashkëpunëtorja e tij në emision, Ziada Çobo, ajo që e ka denoncuar e para Kikën, ndërsa ka thënë se nuk mund ta pranonte dot faktin se njerzve u merreshin lekët ‘si pa të keq’.

‘Ai ka plotë 30 denoncime, është normale që do nxjerrin edhe emrin tim se vërtetë isha unë organizatore dhe skenariste e po ashtu edhe moderatore, por të gjitha këto i kam bërë për emisionin e jo për dallaveret dhe mashtrimet e tij’, ka thënë Çobo.

Disa vajza pjesëmarrëse në emisionin ‘The One Shoë nga Kika’ kanë deklaruar se i kanë dhënë 300 euro Kikës në këmbim të promovimit si prezantuese në emisionin e tij, ndërkohë një grup djemsh kanë deklaruar se ishin paraqitur për të marrë pjesë në një eveniment të quajtur ‘Mister & Miss Albania Plus’ të organizuar nga Kika, por ky i fundit sipas pretendimit të tyre iu ka kërkuar favore seksuale në këmbim të çmimit të parë.

Prokuroria pasi ka vlerësuar denoncimet ka urdhëruar arrestimin e Kreshnik Husajt, arrestim të cilin Gjykata e Tiranës e ka konsideruar të vlefshëm.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...