SAIMIR PIRGU REAGON PAS DEKLARATËS QË ‘TRAZOI’ SHQIPTARËT: MË VJEN KEQ QË FJALËT E MIA…

Tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së tij pas përfundimit të Samitit të II të Diasporës.

Në një intervistë, Pirgu duke folur për impaktin që kanë protestat e dhunshme jashtë vendit, shprehej se atij do ti duheshin 200 mijë shfaqe që të rekuperonte dëmin e një gome të djegur.

Kjo deklaratë e tenorit nxiti reagime të shumta, shumica prej të cilave ishin kundër Pirgut.

Në një lidhje nga Japonia me emisionin ‘A Shoë’, Saimir Pirgu ka thënë se fjalët e tij janë përdorur jashtë kontekstit nga media, ndërsa ka theksuar se nuk është kundër protestave, përkundrazi.

‘Më vjen keq që mediat e përdorën deklaratën duke e nxjerr nga konteksti. Në fakt e kam thënë në mënyrë metaforike. Unë s’ jam as politikan as gazetar dhe pak nuk flas mirë shqip.

Unë nuk jam kundër protestave, përkundrazi. Kam pritur me vite që shqiptarët të protestojnë. Nuk e kam me popullin apo ata që protestojnë por me ata që përdorin njerëzit për qëllimet e tyre’, ka thënë tenori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...