LULZIM BASHA FLET PËR NJË DOSJE TË RE: JANË TË PËRSHIRË TË TJERË ZYRTARË

314

Kreu i PD, Lulzim Basha një ditë para protestës së opozitës zhvilloi në selinë blu një takim me aleatët. Pas përfundimit të takimit, Basha dha një prononcim për mediat, ndërsa theksoi se beteja e opozitës do të vazhdojë çdo ditë.

Po ashtu Basha foli për një tjetër dosje me numër 184, ku sipas kryedemokratit ka të tjerë zyrtarë të përfshirë, ndërsa shtoi se janë duke mbledhur informacion.

“Do kemi kohë për të zbuluar cdo informacion që na vjen’, tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Këto janë ditë intesive për opozitën. Për dy ditë e ardhshme partneret tanë europianë do të përfshihen në një asistencë që të nisë rregulli i Kushtetutës sonë për përzgjdhjen e kandidatëve të ardhshëm për PD me përzgjedhjen e të gjithë anëtarësisë. 16 shkurti është një ditë shprese.

Dhunë, frikë, kërcënime dhe propagandë këto kanë qenë veglat e Edi Ramës. Opozita dhe qytetarët do të vazhdojnë aksionin kundër këtij parlamenti iligjitim dhe qeverisë. Edi Rama dosja 339 është makthi yt. Ti e di fare mirë se përtej minutave të publikuara e di shumë mirë ca përmban ajo dojse, por edhe ajo 184.

Shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira. Kjo është pengesa për uljen e taksave, për papunësinë, për varfërine ne jemi të vendosur ta heqim këtë pengesë. Një mesazh është i qartë që kështu nuk do të vazhdohet më, duke nisur nga nesër në orën 10:00 para Parlamentit. Nesër do përpiqet të shesë fasadë opozitë. Shqiptarët janë të vendosur të marrin atë që ua kanë vjedhur.

Cilët janë zyrtarët e përfshirë në dosjen?

Do kemi kohë për të zbuluar çdo informacion që na vjen. Detyra ua bën që të pyesni Prokurorinë.

Mandati i 4 deputetëve, është formuar opozita e re?

Çdo hap i Kuvendit ilegjitim nuk njihet nga ne. Këto janë vendime që nuk kanë ansjë efekt në rrugën që kemi nisur.