“Rama po blen deputetët”, Nard Ndoka një mesazh edhe Rudina Hajdarit

Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane dhe deputet i dorëhequr nga listat e Partisë Demokratike, ka thënë në një intervistë në se kryeministri Rama po blen mandatet e opozitës. Për këtë, ka dhënë shembullin e deputetëve të PDIU-së që kanë kaluar me socialistët.

“I erdhi dita, po vijon blerjen e mandateve. Sot kemi një parti politike me tre deputetë në parlament, partia e çamëve, dhe ia ka blerë të tre deputetët”, është shprehur Ndoka në intervistë

Nard Noka ka pasur një mesazh edhe për Rudina Hajdarin, e cila deri tani nuk e ka dorëzuar mandatin e saj.

“Unë kam njohje të thella me zonjën Hajdari. Kam qenë një mik dhe bashkëpunëtor me Azem Hajdarin, ajo thjesht përfaqëson një emblemë. Ajo thjesht duhet ta ketë të qartë se ishte një emër i panjohur, por Partia Demokratike e afroi sepse përfaqësonte një emblemë të PD-së, të historisë së kësaj partie dhe Lulzim Basha bëri mirë e futi në parlament.

Sot është momenti për të treguar vlerat e veta. A do ta gjejë rrugën? Kjo është përgjegjësi e saj”, tha Ndoka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...