Protesta e opozitës, Berisha zbulon urdhrat e Ramës për policinë

Ish-kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një statusi në Facebook, referuar mesazhit të një oficeri në “qytetarin dixhital”, ka zbuluar dy urdhrat e kryeministrit Rama për policinë.

Sipas tij, është urdhëruar që policëve t’u jepen detyrimet e prapambetura, të cilat nuk janë dhënë prej një viti dhe se me ndryshimin e ligjit, vetingu në polici do të bëhet vetëm për funksionarët e lartë drejtues të Policisë së Shtetit dhe SHÇBA-së. Shkak për këtë gjë, sipas Berishës, është bërë protesta e opozitës. “Policet brohorasin rrofte protesta!”, shkruan Berisha.

Mesazhi i oficerit të policisë, publikuar nga Sali Berisha:

“Pershendetje doktor! Nga frika e protestave dhe per te joshur policet, Edi Rama ka dhene urdher te njoftohen policet ne te gjithe vendin se do t’u jepen parate e papaguara prej nje viti per oret shtese etj dhe se nuk do te behet vetingu. Sot paradite, Sander Lleshi, me porosi te Edi Rames, ka shperndare kete urdher tek drejtuesit e larte te policise.

“Ne ëhatsupp dhe ne rrjetin e brendshem duhet te shperndani pa vonese keto mesazhe:
1. Keshilli i

Ministrave ka miratuar dje ndryshimet ne ligjin per vetingun ne Policine e Shtetit. Keto ndryshime parashikojne qe ky proces te kryhet per funksionet e larta drejtuese ne Policine e Shtetit dhe ne SHÇBA.
2. Kryeministri ka urdheruar akordimin e fondit per pagesen e detyrimeve te prapambetura (ore shtese, turne te dyta, etj.) per te gjithe punonjesit.”

Policet kane nisur te thone se protesta e dha rezultatin e pare! Ata po marrin parate qe s’ua jepnin prej me shume se nje viti dhe shpetojne nga vetingu i drejtuar nga shoferi i Klement Balilit. Policet mezi po presin rezultatin final te protestes qe te çlirohen drejtimi prej sherbetoreve te krimit dhe bandave.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...