SHQIPTARËVE UA KEMI NXIRË JETËN

Pas Samitit të Diasporës minsitri Pandeli Majko dha një prononcim të mediat. Ashtu sikurse kryeministri Rama edhe Majko përsëriti thënien “Kur do flasim?”, duke i kërkuar kështu opozitës dialog.

I pyetur se nëse do pranonte të ishte kryeministër i qeverisë tranzitore, propozim ky nga zëra të opozitës, Majko u përgjigj: “Kjo nuk hyn te shprehja kur do flasim”.

“Të ulemi njëherë pastaj gjërat të diskutohen jo në formën e pazarit por dialogut transparent. Sepse publikut në kuptimin e mirë apo të keq ua kemi nxirë jetën”, tha më tej Majko.

Për dialogun, ministri Majko theksoi se negocimi i presidentit Ilir Meta me palët do të ishte i mirëpritur nga të gjithë. “Pse mos të negociojë presidenti Meta, kushdo që nxit dialogun është i mirëpritur”.

Ministri i Diasporës foli edhe për çështjen e Kosovës, duke iu referuar fjalimit të Presidentit Hashim Thaçi në samit.

“Nuk besoj se jemi në kushtet e një vendimi ekstrem në marrëdhënie me Kosovën. Unë mendoj se Kosova është në statusin e një subjekti ndërkombëtar. Të gjithë palët po përpiqen të nisin dialogun. Sigurisht ma merr mendja që do kemi një vendimarrje nga ana e Kosovës për taksën”, tha Majko.

“Kur do flasim”, e përmbylli më pas prononcimin e tij për gazetarët, ministri Majko.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...