Bën bujë gjithnjë me shprehitë e tij, ky është deputeti i fundit i opozitës që vendosi të djegë mandatin

Sekretari për zgjedhjet në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka dorëzuar sot në KQZ listët me emrat e deputetëve që kanë hequr dorë nga mandati.

Mësohet se në listë nuk janë të gjithë emrat e deputetëve, pasi 31 nga 40 kandidatë janë tërhequr.

Po ashtu edhe nga LSI-ja, 11 emra nga 17 të mundshëm janë tërhequr.

Pritet që deputetët që nuk kanë pranuar të heqin dorë nga mandati të formojnë opozitën artificiale.

Ndërkohë mësohet gjithashtu se ditën e sotme ka dorëzuar mandatin edhe Agron Duka, i cili ishte më parë i dyzuar, si dhe Nard Ndoka, i cili dodhej prej dy javësh jashtë vendit.

TE TJERA

spot_img