“Shpresoj që një ditë, të më pranosh edhe ti”, Poezia e 10-vjeçarit me autizëm që përloti gjithë rrjetin

Autizmi është çrregullimi i shekullit. Ndonëse një numër i madh fëmijësh janë konfirmuar me autizëm në botë, sërish ky çrregullim nuk mund të konsiderohet sëm.undje e për rrjedhojë, “shërimi” është një procedurë shumë e vështirë për të arritur.

Me qindra fëmijë në botë, vuajnë faktin e të qenit ndryshe nga të tjerët, më të izoluar e më të përbuzur ndërkohë që brenda vetes së tyre shijojnë një dimension tjetër të botës.

Një vogëlush 10 vjeçar, i ka treguar gjithë botës se çfarë do të thotë të jesh autik dhe çfarë ndjesish përjeton. Benjamin Giroux e bëri këtë, duke shkruar një poezi të cilën mësuesja e tij ia kishte dhënë si kërkesë për detyre shtëpie.

Sigurisht, pasi mori poezinë në dorë, mësuesja nuk i ndalte dot lotët, e ndau në rrjete sociale dhe tashmë të gjithë kanë mundësinë ta lexojnë e përjetojnë ndjesinë që këta persona të veçantë kanë.

“Jam si numri tek, i përveçem dhe jam i ri

Vras mendjen nëse edhe ti je si unë…

Dëgjoj zëra rreth e rrotull

Shoh që ti nuk i dëgjon si unë, sa e padrejtë.

Nuk dua të ndihem i lënë mënjanë,

Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri.

Ashtu pretendoj të jesh dhe ti.

Ndihem si një vogëlush që ka udhëtuar larg hapsirës

Prek qielin, yjet dhe ndihem i pamundur të prek tokën.

V.ras mendjen se çfarë mendojnë të tjerët për mua gjatë kësaj kohe.

Qaj kur qeshin me mua, më bëjnë të izolohem në vetvete,

Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri

E kuptoj tashmë që edhe ti kështu si unë je.

Thjesht unë, ndryshe nga ti, ndihem i braktisur dhe i vetmuar.

ëndërroj për ditën kur mos të jetë më problem që ndihem kështu.

Përpiqem të jem i pranueshëm,

shpresoj shumë që një ditë, të mund të më pranosh edhe ti.

Unë jam si numri tek, i përveçëm dhe i ri…”

Tashmë poezia e tij është lexuar nga miliona njerëz në rrjete sociale dhe sigurisht kjo ka kontribuar në sensibilizim më të madh në lidhje me

autizmin dhe në mbledhje fondesh për institucionet që ndihmojnë në përmirësimin fëmijëve që ndihen të tillë, sidomos atyre që janë në vitet e para të jetës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...