Mirësevini në shek. XXI, ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat

Mirësevini në shek. XXI . Ku se.ksi është i lirë dhe dashuria është bërë një xhep plot mesazhe. Ku të humbasësh celularin është më keq se sa të humbasësh vlerat. Ku të pish e të tymosësh është në modë e nëse nuk e bën, je demode. Ku banjot janë kthyer në studio fotografike dhe kisha vendi perfekt për të bërë check in.

Shekulli XXI , ku burrat e gratë i tmerron më tepër shtatzënia se sa HIV. Ku shërbimi i shpërndarjes së picave është më i shpejtë se ambulanca. Ku njerëzit “vde.sin nga frika” ndaj terr.oristëve dhe kri.minelëve më shumë se sa t’i frikësohen Zotit.

Ku veshjet tregojnë vlerën e një njeriu. Ku të kesh para është më e rëndësishme se sa të kesh miq e të afërm. Shekulli XXI, ku fëmijët janë gati edhe t’i mohojnë prindërit e tyre, në emër të “dashurisë” virtuale.

Ku prindërit, harrojnë të mbledhin gjithë familjen në tryezë për një darkë të qetë për të folur se si i ka shkuar dita gjithsecilit, sepse janë të zënë me celularët. Ku burra dhe gra shpesh kërkojnë marrëdhënie pa angazhime ku detyrimi i vetëm është “të pozojmë bukur për fotot që do të publikojmë në rrjetet sociale, për t’i treguar dynjasë dashurinë tonë të përjetshme”.

Ku jeta është bërë tërësisht publike dhe dashuria një pjesë teatrale. Ku më i famshmi apo më i ndjekuri me më shumë “like” në foto është ai që shtiret më bukur sikur është i lumtur; ai/ajo që poston foto në vende ekzotike apo luksoze, i rrethuar nga “miqësi boshe”, me “dashuri” të paqarta… Ku njerëzit harrojnë të kujdesen për shpirtin e tyre të zbrazët, duke iu dedikuar për orë të tëra trupit.

Ku një operacion plastik për të pasur trupin “perfekt”, një injektim botoksi për të pasur fytyrën perfekte vlen më tepër se një diplomë. Ku një foto në palestër ka më tepër “like” se një foto duke lexuar apo duke kryer vepra të mira në shërbim të komunitetit.

Shekulli XXI, ku mbijeton vetëm nëse luan me “arsyen” dhe shka

tërrohesh nëse vepron me zemër!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...