Kur lindi peshonte vetëm 260 gram, kjo është foshnja më e vogël në botë që ia ka dalë të mbijetojë

Fëmija më i vogël që ka lindur ndonjëherë ia ka arritur të mbijetojë dhe tashmë ndodhet në shtëpinë e tij.

Rasti i rrallë është regjistruar në Japoni ndërsa fëmija, i cili ende nuk ka një emër, erdhi në jetë në gusht dhe peshonte vetëm 268 gram. Më pak se një “bllok” gjalpë.

Ai erdhi në jetë me anë të një ndërhyrjeje cezariane në Spitalin Universitar Keio në Tokio pasi mjekët vunë re se nuk po zhvillohej mire në barkun e nënës.

Duke qenë se vogëlushi lindi vetëm 24-javësh, shanset që të mbijetonin ishin të ulëta.

Por, fëmija qëndroi për disa muaj nën kujdes shëndetësor në njësinë e kujdesit intensiv neonatal derisa arriti që të peshonte deri në 3.2 kg.

Ai u largua nga spitali të mërkurën e kaluar, dy muaj pas datës kur supozohej të vinte në jetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...