Opozita show me djegien e mandateve/ Zbulohet mashtrimi

Djegia e mandateve të opozitës vijon të jetë në qendër të debateve politike, në deklaratat e mediatike etj.

Opozita tashmë pretendon se mandatet e tyre janë të popullit dhe madje ishte vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha ai që deklaroi publikisht se ky akt ekstrem erdhi pas “mesazhit që mori nga qytetarët në protestë”.

Gjatë protestës së të enjtes, deputetët e opozitës deklaruan publikisht djegien e mandateve para protestuesve, dhe të shoqëruar nga qytetarët kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dorëzuan në Kryesinë e Kuvendit, dosjet me dorëheqjet e mandateve të deputetëve.

Por, çfarë ndodhi më pas.

Vetëm një ditë pasi opozita dorëzoi dorëheqjen e mandateve, Kryesia e Kuvendit i çoi dosjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kur në fakt në lidhje me mandatet e deputetëve kompetencat i ka Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet.

Pra, opozita ka bërë një firmosje masive, që në fakt duket të jetë një gënjeshtër dhe show i radhës. PD-ja në fakt nuk i ka djegur mandatet dhe proçesi i nisur nuk është proçes që shkon në djegien e mandateve.

Pasi ato janë firmosur janë dorëzuar në Kuvend. Më pas Kryesia e Kuvendit i dorëzoi në në KQZ, por kjo e fundit pritet t’i kthejë pas.

Pra, kemi një zgjatje të proçesit. Nuk ka realisht një djegie të mandateve nga opozita, pasi rregullorja thotë se “Këshilli shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me mandatin e deputetit dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare.

Këshilli verifikon mandatin e deputetit, i cili zgjidhet gjatë legjislaturës dhe paraqet raportin përkatës në seancë plenare brenda 30 ditëve.”

Pra, duhet që Këshilli i Mandateve ti thërrasë një me një, ta shqyrtojë djegien e tyre, të deklarohet para tyre dhe më pas Këshilli i Mandateve njofton KQZ-në.

Pastaj është KQZ-ja e cila shpall procedurat për vendet e reja vakante.

Në rastin konkret, nuk ka ndodhur ky proçes, çka tregon se më shumë ka një propagandë dhe show sesa një djegie të vërtetë të mandateve nga ana e opozitës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...