HYRJELAJMEKy është artisti i parë shqiptar që në vitin 1989 ka bërë...

Ky është artisti i parë shqiptar që në vitin 1989 ka bërë duart si shqiponjë (FOTO/VIDEO)

Simboli i shqiponjës që tashmë përdoret nga artistët shqiptarë, dhe jo vetëm, konsiderohet të jetë një ndër simbolet më të famshme gjithandej nëpër botë, dhe një artist shqiptar konsideron se ai është artisti i parë që ka bërë këtë simbol, qysh në vitin 1989, shkruan KultPlus.

Tenori shqiptar Bashkim Pacuku nëpërmjet rrjeteve sociale ka shkruar rreth këtij simboli, duke shpjeguar se për herë të parë simbolin e shqiponjës,me duart në gjoks e kishte bërë në Slloveni.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e tij.

Authori, unë jam krijuesi i simbolit të shqiponjës dykrenare me dy duar në gjoks më 1989 në Festivalin internacional të Shansonës në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, Simbol ky që tashmë me fuqinë e vetë semantike që ka, u bë simboli më i famshëm në botë. E krijova até kur unë përfaqësoja këngën shqipe nga Kosova e titulluar: “Tungjatjeta Nëna Plakë, Flok’bardha Ime Moj” (Brendia e fjalëveI i dedikohet Nënës Shqipëri).
Melodinë: Reshat Randobrava – Kosovë
Fjalët: Dritëro Agolli – Shqipëri
Orkestrimi: Maestro Bojan Adamić, Kompozitor/Dirigjent I famshëm Slloven siç shihet edhe në VIDEO duke dirigjuar me Orkestrën e RTV-it të Lubjanës./

TE TJERA

spot_img