Ish-agjenti i FBI: Berisha, “kukulla” e Putinit

Për protestën e opozitës ka reaguar edhe ish-agjenti i FBI-së, Mark Rossini. Përmes dy postimeve në Twitter, Rossini shprehet se, organizatori i protestës së opozitës është ish-kryeministri, Sali Berisha, i ndikuar nga presidenti rus, Vladimir Putini. Rossini shkruan se, Berisha është kukulla e Putinit,

Sipas Rossinit kryeministri, Edi Rama, Angela Merkel dhe shqiptarët duan anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ndërkohë Putini do të shkatërrojë BE-në, shprehet ai.

“Protestat që po ndodhin sot janë të thirrura nga Sali Berisha i ndikuar nga Rusia. Ai dhe familja e tij e kanë humbur fuqinë. Nëse SB merr pushtetin, Putini do të kalojë nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Putini merr qasje në portin e Adriatikut.

#Albania. Mendoni për këtë. Shqipëria, vendi i fundit në Adriatik për t’u bashkuar me BE-në, që është qëllimi i Merkel dhe Ramës dhe ajo çfarë dëshirojnë të gjithë shqiptarët.

Putini dëshiron të shkatërrojë BE dhe Shqipëria në BE refuzon qasjen e tij në port. Pse Berisha është kukulla e Putinit?”,- shkruan Rossini, informon dritare.net

Mark Rossini është një ish-agjent i FBI-së, i cili luajti një rol të madh në përpjekjen për të gjetur al-Kaedën para se të sulmonte Kullat Binjake në SHBA, më 11 shtator 2001.

Rossini luajti një rol tejet të rëndësishëm edhe në ndjekjen e vazhdueshme të Osama bin Ladenit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Analist ekspert për terrorizmin dhe krimin, autor i disa librave me këtë temë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...