“E paprekshmja” Arta Marku

275

Arta Marku në situatën ku ndodhet sot sistemi i drejtësisë është e paprekshme. Kjo vihet re në letrën që kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi i kthen Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit, në lidhje me kërkesën e tyre për nisjen e një hetimi disiplinor për Prokuroren e Përgjithshme, Arta Marku.

Kërkesa për shkarkimin e Arta Markut erdhi nga opozita pasi sipas tyre, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.

Por Gent Ibrahimi thotë se të drejtat për nisjen procedimit disiplinor i takojnë Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, dhe deri në krijimin e këtij Inspektorati, procedimi do të bëhet nga KPA.