Njihuni me Noelin, 7-vjeçarin shqiptar që po çudit trajnerët e Barcelonës

Edhe pse vetëm 7-vjeç, një fëmijë shqiptar është pikasur nga teknikë që bëjnë përzgjedhjen e talenteve të reja. Noel Bushi është 7-vjeçari shqiptar i cili ka tërhequr para disa kohësh vëmendjen e menaxherëve të skuadrës së Barcelonës me talentin e tij në futboll.

Ndonëse i vogël në moshë, Noeli ka arritur që të bëhet pjesë e ekipit të të rinjve në Barcelonë. Një vit më parë menaxherët e ekipit të njohur të Barcelonës kanë ardhur në Tiranë dhe kanë zgjedhur Noelin si një talent të ri në futboll.

Nga 1300 fëmijë në të gjithë botën menaxherët kanë përzgjedhur vetëm 40 prej tyre, pjesë e kësaj liste është edhe talenti 7-vjeçar i cili u zgjodh nga akademia e futbollit shqiptar. Tashmë Noeli do të stërvitet atje dhe të jetë pjesë e ekipeve zinxhir të Barcelonës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...