Përfundon ura më e madhe në Rrugën e Kombit

Ishte parashikuar për të përfunduar në fund të Marsit apo fillim Prilli, por punimet ecën shumë shpejt dhe vendosja e trarëve përfundoi në mes të Shkurtit. Kjo është ura e Uzinës, ose ura më e madhe në gjithë gjatësinë e Rrugës së Kombit.

Siç raporton Abc News po hidhen shtresat e betonit dhe vinçi e makineritë për vendosjen e trarëve janë zhvendosur në urën e fundit për dublimin e saj, atë të Porbregut, fare pak metra larg urës së Uzinës.

Burimet e kompanisë sipërmarrëse të punimeve thanë se ky dimër i favorizoi ndjeshëm për mosndërprerjen e punimeve thuajse në asnjë ditë, duke shkurtuar afatin e përfundimit me më shumë se një muaj.

Me këtë ritëm, duket se sezoni i ardhshëm turistik në fillim Qershori, i gjithë segmenti prej 17 kilometrash me shtatë ura, do të përfundojë, bashkë me shtresat e asfaltit.

Punime shtesë janë parashikuar të bëhen përgjatë gjithë gjatësisë, duke eliminuar edhe dëmtimet e krijuara në urat ekzistuese apo pjesët e rrugës që kanë pësuar çedime, trafikndarëset, mbrojtëset anësore, sinjalistika e rrethimi i saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...