Hebaj: I lumtur për golat, ia dedikoj gjyshit që u nda nga jeta pak ditë më parë

Sulmuesi i Partizanit, Rubin Hebaj, ka deklaruar se është i lumtur për golat e shënuar ndaj Flamurtarit, por zgjedhjet nëse do të luajë apo jo në takimin radhës, ia lë në dorë trajnerit Gega.

Në fjalët e tij për “SuperSport” ai tregoi se pret me qetësi zgjedhjet e trajnerit dhe nuk do ta kishte problem ta niste përsëri derbin nga stoli.

“I kënaqur që shënova dy gola dhe Ia dhashë fitoren ekipit. Gjithsesi shpresoj t’i jap sa më shumë ekipit dhe të bëj sa më shumë gola dhe të vazhdoj sa më mirë.

Normalisht do zgjidhja të shënoja, por shpresoj të luaj sa më shumë minuta dhe pastaj i mbetet trajnerit zgjedhja në dorë.

Asisti i Asanit ishte më i bukur, por zakonisht nuk kroson me të djathtën. E dha dhe jam i lumtur që isha aty dhe shënova.

Rivalët e derbit? Ngacmimet janë gjatë vitit normale, se jashtë fushe flasim shpesh me njëri tjetrin”, tregoi ai.

I pyetur nese ka ndonje dedikim per keto gola te shenuar ndaj Flamurtarit, Rubini eshte shprehur: “Keto gola ia dedikoj gjyshit tim qe u nda nga jeta pak dite me pare”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...