Binjakët lindin 84 km larg njëri-tjetrit

Një nënë ka sjellë në jetë djemtë binjakë në dy spitale të ndryshme rreth 84 km larg njëri-tjetrit.

Gruaja u dërgua në spitalin Caithness General Hospital, në Wick, Skoci pasi i shpërthyen ujrat ndërsa ishte vetëm 30 javëshe shtatzënë.

Por më pas u mor një vendim për ta dërguar në spitalin Raigmore Hospital në Inverness, për trajtim më të specializuar.

Por në gjysmën e rrugës, ambulanca ndaloi në spitalin Golspie në Sutherland ku gruaja lindi djalin e parë.

Një mjek dhe dy infermierë u sollën në spital për tu kujdesur për binjakun e parë.

Mjekët morën vendimin për ta dërguar nënën përsëri në spitalin në Inverness. Ajo së bashku me të porsalindurin u dërguan me ambulanca të ndryshme në Raigmore Hospital.

Kur mbërritën në Inverness lindi binjaku i dytë që u dërgua në njësinë speciale të kujdesit për foshnjet së bashku me vëllain e tij.

Binjakët qëndruan gjashtë javë në spital para se mjekët ti vendosnin ti dërgonin në shtëpi.

Nëna dhe foshnjet janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...