Kjo duket si lumturi! Pasi iu zbulua lidhja me regjisorin, Arbana Osmani reagon për herë të parë

Prej një jave u zbulua se Arbana Osmani po përjeton një histori të re dashurie me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishajn.

Pavarësisht se gjatë gjithë kësaj kohe moderatorja ka qëndruar në heshtje për të bërë ndonjë reagim, Arbana duket se po e shijon romancën.

Mikesha e saj më e ngushtë, Xhemi Shehu, publikoi një foto të Arbanës e cila buzëqesh teksa shikon celularin.

Në mesazhi i shkruar në foto “Bëj atë që do”, na bën të kuptojmë se pikërisht moderatorja është në këtë fazë, që ka vendosur të ndjekë zemrën e saj dhe lumturinë e rrezaton përmes buzëqeshjes.

Eduarti punon krah Arbanës dhe njohja me moderatoren dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku janë të punësuar.

Pas rreth 16 vitesh martesë, moderatorja Arbana Osmani i dha fund martesës me Ardit Keron dhe tashmë jeton me djalin e saj Jon.

Arbana ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj, megjithëse nuk e dimë nëse do t’i hapë faqet e tij për publikun, pasi gjithnjë është treguar e rezervuar për jetën private.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img