Koha kur avionët e Enverit luf.tonin me botën, ndersa sot avion shqiptarë …një ëndërr

Njësitë fluturuese të FASH panë aksionin e parë luf.tarak të tyre në vitin 1957. Pikërisht, më 23 dhjetor të 1957, një avion luftarak amerikan i tipit T-33 shkeli hapësiren ajrore shqiptare. Dy avionë të tipit MiG-15 u ngritën nga baza ajrore e Kuçovës, të pilotuar nga Anastas Ngjela dhe Mahmut Hysa.

Avioni Amerikan u rrethua dhe u detyrua të ulet në pistën e pambaruar të aeroportit të Rinasit. Avioni u sekuestrua dhe piloti amerikan u kap rob. Piloti amerikan u lirua më 11 janar 1958, ndërsa avioni u vendos në muzeun e kështjellës së Gjirokastrës, ku ndodhet edhe sot.

Më 31 dhjetor të 1957, vetëm disa ditë më vonë nga ky incident, një avion tjetër i huaj shkeli hapësirën ajrore Shqiptare. Ky ishte nje avion transporti i tipit DC-7 i Independent Air Travel që po fluturonte nga Gjermania drejt Singaporit. Dy avionë të tipit MiG-15 u lëshuan për ta kapur.

Transportuesi u rrethua dhe u detyrua të ulej në aeroportin e Kuçovës.Të 5 pilotët dhe avioni civil u liruan më pas më 4 janar 1958 mbasi u vendos që ishte vetem nje gabim navigacioni. Më 31 dhjetor 1958, një avion tjetër i huaj u kap nga avionët reaktivë të bazës së Kuçovës.

Ky ishte një C-54D “Skymaster” që përdorej nga CIA për të transportuar armë në Indonezi. Avioni u detyrua të ulej në bazën e Kuçovës, dhe më pas pilotët dhe avioni u liruan për t’u kthyer në Angli. Nje fitore e rendesishme kjo e FASH.

Në 21 korrik 1967 një incident i rëndë ndodhi mbi hapësirën ajrore Shqiptare. Një avion jugosllav i tipit F-84 “Thunderjet”, i arm.atosur me raketa të padrejtuara dhe bo.mba, shkeli hapësirën ajrore të Shqipërisë në afërsi të Dibrës duke fluturuar në drejtimin Peshkopi-Martanesh-Tiranë.

Avioni jugosllav me numër regjistrimi 11 ishte i dislokuar në aerodromin ushtarak të Zemunit, rreth 15–20 km në veri-perëndim të Beogradit. Avioni pilotohej nga Boidar Vojevic dhe detyra e tij ishte të fluturonte për në aerodromin ushtarak të Kumanovës, Maqedoni, ku do të merrte pjesë në stërvitje. Shërbimet e radarit nuk arritën të diktonin shkeljen e hapësirës ajrore të Shqipërisë, për shkak se avioni jugosllav fluturonte ulët duke ndjekur relievin.

Avioni u diktua vetëm kur ai iu afrua bazës së Forcave Ajrore në Rinas. Pilotë të gatshëm ishin Koço Biku dhe Roland Sofroni. 3 avionë reaktivë të tipit MiG-19, të komanduar nga pilotët Koço Biku, Mahmut Hysa dhe Gëzdar Veipi, u ngriten nga baza ajrore e Rinasit për të interceptuar avionin jugosllav.

Avioni jugosllav u rrethua dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Rinasit. Mbas uljes, piloti jugosllav deklaroi se ai kishte humbur orientimin gjatë fluturimit. Avioni dhe piloti u kthyen në Jugosllavi, mbas një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë.

Disa incidente dhe operacione luftarake të tjera u kryen mbi Shqipëri në vitet 60-70, për të cilët nuk dihet shumë. Në vitet 60, dy avionë të Forcave Ajrore Italiane të tipit F-84 “Thunderjet” u ulën në bazën ajrore të Rinasit në rrethana të panjohura (sipas një versioni tjetër, flitet vetem për një F-84 Italian që u ul në Rinas). Në vitet ’70, një avion i vogël civil grek u kap mbi Vlorë nga një MiG-15. Ai u detyrua të ulej në pistën ajrore të Vlorës, ku piloti, një shtetas grek, u arr.estua.

Gjithashtu, në fund të viteve 70 një avion Shqiptar i tipit MiG-21F-13 gabimisht shkeli hapësirën ajrore jugosllave gjatë një stërvitjeje. Avioni Shqiptar, i pilotuar nga Luto Sadikaj, u kap nga 2 avionë jugosllavë të tipit MiG-21. Avioni Shqiptar u rrethua dhe u detyrua të ulej në një aerodrom në Kosovë.

Por piloti Shqiptar, në momentin kur avioni bëri kontakt me pistën e aerodromit, e futi në forsazh avionin dhe u ngrit përsëri, duke lënë prapa dy avionët Jugosllavë që tashmë kishin hapur parashutat e frenimit. Luto Sadikaj iu drejtua Shqipërisë me shpejtësi të madhe dhe u kthye në atdhe.

Fatkeqsisht, Sadikaj vd.iq në një aksident me po të njëjtin avion, në vitin 1982. Që nga viti 1948, njësitë KA dhe ajrore të FASH kanë arritur 8-9 fitore kundër avionëve të huaj mbi hapësirën Shqiptare pa pësuar humbje. Ky fakt flet për aftesitë operacionale dhe (Xhildinho Ozuni)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...