PD: NGA SHKODRA MBI 4 MIJË PROTESTUES

Është ora 6.30 e mëngjesit, protestuesit nisin që të grumbullohen përpara teatrit “Migjeni”.

Autobusë dhe mjete private ishin vënë në dispozicion të tyre.
Me vete disa prej protestuesve kishin marrë masa duke u pajisur me maska kundra-gaz

Megjithë presionin që i është bërë shoferëve të autobusëve se do u hiqet patenta nga ana e policisë , sipas kreut demokrat të Shkodrës Xhevdet Amuli një pjesë e mirë e tyre janë nisur me mjete private.Në orën 7 pothuajse të gjitha mjetet ishin mbushur nga qytetarët si dhe anëtarë të partisë demokratike.

Përpara nisjes Kryetari i Partisë Demokratike Shkodër Xhevdet Amuli foli për mediat duke treguar se shoferëve të autobusëve i është bërë një presion i madh nga policia se do tu hiqet patenta.

Megjithatë sipas Amulit presionet e kësaj qeverie nuk i ndalin demokratët ku një pjesë e madhe e tyre kanë udhëtuar me mjete private. Nga shkodra u nisën mbi 4 mijë persona

Gjatë rrugës protestuesit ndeshen në postbllokun e parë të policisë që ishte instaluar në Kryebushat

Forcat e policisë së rendit dhe asaj rrugore kontrolluan cdo autobus që nisej nga Shkodra drejt Tiranës, si dhe mjete të ndryshme ku policia kishte dyshime se lëvizion persona me precedent për të krijuar tensione
Megjithatë protestuesit vazhduan rrugën drejt Tiranës pa u shënuar asnjë incident apo tension mes tyre dhe policisë

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...