Kristian Demaj, sot ditëlindja e shtatë herë kampionit të Shqipërisë

Dita e sotme është e veçantë për boksierin shkodran Kristian Demaj, ai feston 28 vjetorin e lindjes. Kuptohet që një eveniment të tillë ai do ta ndajë me familjen dhe të afërmit e tij, por kuptohet pa harruar edhe shokët e sportit me të cilët ka kaluar jo pak vite.

Për momentin, Demaj ka vendosur të lërë Shqipërinë dhe bashkë me familjen është sistemuar në Gjermani, aty ku eshte duke u marre serish me boks, por tashme me ate profesionist dhe padyshim qe ka shume ambicje per te ardhmen.

Karriera

Kristiani ka lindur më 21 shkurt të vitit 1991 dhe më pas bashkë me familjen e tij ka emigruar drejt Gjermanisë, atje ku ka jetuar për vite me rradhë. Pikërisht në këtë vend fillon dhe bokson dhe më pas kthehet sërish në Shqipëri.

Bashkohet menjëherë me ekipin e boksit të Vllaznisë ku spikat menjëherë për klasin dhe talentin e tij. Qëndron dy vite me të rinjtë dhe më pas kalon tek të rriturit dhe vetëm 18 vjeç do të fillojë të dëgjohet emri i tij.

Për herë të parë si kampion emri i tij do të “shfaqej” në vitin 2009, teksa në peshën 91 kg sfidon të gjithë rivalët dhe zë vendin e parë. Këtë sukses do ta vazhdonte edhe në vitet 2010 dhe 2011 në të njëjtën peshë, ndërkohë që në vitin 2012 shpallet kampion në peshën 81 kg.

Ka një shkëputje sa i takon titujve kampion në vitin 2013, por për t’u rikthyer sërish në vitin 2014 me titullin e rradhës, përsëri në peshën 91 kg, titull ky që do të ishte i pesti në karrierën e tij. Por Demaj nuk do të ndalej këtu sepse do zinte vendin e parë edhe në kampionatet e viteve 2015 dhe 2016.

Në total 7 tituj deri më tani me të rriturit (9 bashkë me ato të të rinjve) por për momentin ka vendosur të ndalet këtu, për shkak se ka vendosur që në Gjermani, atje ku po jeton, të merret më shumë me boksin profesionist.

Por përveç sukseseve në aktivitetet kombëtare, nuk kanë munguar ato për Kristian Demajn edhe jashtë vendit. Në vitin 2014 ka fituar trofeun “Gongu i Artë” në Shkup të Maqedonisë, duke u bërë shqiptari i parë që e fitonte atë.

Ka fituar edhe shumë medalje të tjera në turne të ndryshëm që ka marrë pjesë ndërkohë që për dy vite me rradhë ka qenë pjesë e ekipit meksikan “Mexico Guerreros”, ekip ky gjysëmprofesionist.

Të duket një rrugëtim i gjatë i këtij boksieri por që në fakt ka ende shumë për të dhënë. Megjithatë sot nuk është momenti për të bërë llogari e plane, por për të festuar. Dhe “Shkodra Sport” gjen rastin t’i uroj ditëlindjen atij: Edhe 100 vite të tjera të lumtura KAMPION!
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...