Emocionale/Askush nuk e besonte, por çifti me sindromën Down feston 23 vjetorin e martesës

Historia që do ju rrëfejmë sot ka të bëjë me një çift shumë të veçantë, që demostron se dashuria e tyre është e vërtetë dhe kalon të gjitha pengesat.

Dashuria është një ndjenjë e pastër, që u ndodh të gjithëve, pavarësisht rrethanave të jetës.

Kur ‘ushqehet’ si duhet, sjell vetëm gjëra të mira në jetët tuaja.

Tommy dhe Maryanne janë martuar që në vitin 1995 dhe kanë një histori shumë të veçantë bashkë.

Të dy janë mbartës të sindromës Down. Që në nisje të marrëdhënies së tyre, ishin “pre’” e paragjykimit dhe intolerancës së njerëzve që i rrethonin, por kurrë nuk lejuan që kjo t’i pengonte të jetonin bashkë me shumë gëzim.

Tommy dhe Maryanne u takuan në një qendër për persona me vështirësi të kuptuari dhe shumë shpejt u dashuruan me njëri tjetrin, u fejuan dhe pas një viti e gjysëm, Tommy i kërkoidorën Maryanne-s me një unazë-lodër dhe ajo pranoi menjëherë.

Dashuria e të dyve ka qenë gjithmonë shumë e pastër dhe e sinqertë dhe në vitin 1995 lidhën kurorë në kishën e Shoeburyness, në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo gjë u kritikua ashpër, pasi shumë njerëz mendonin se dyshja nuk do mund t’ia dilte dot të jetonin bashkë, për shkak të kushteve të tyre.

Por ja që çifti, pas 23 vitesh martesë, u tregoi të gjithëve se dashuria dhe vullneti për të qëndruar bashkë, janë më të mëdha se çdo negativitet që sjell gjendja e tyre.

Familjet e të dyve e pranuan bashkimin dhe madje shprehen entuziastë. Një motër e Maryanne, Linda, deklaroi në një intervistë për revistën People, se beson se raporti i motrës së saj dhe kunatit është shumë e veçantë, si të mos ekzistonte urrejtja dhe si rrjedhojë të dy janë shumë të lumtur.

“Ata duhen dhe respektohen pa masë, pavarësisht se Tommy ka shfaqur së fundi siptomat e sëmu.ndjes së Alcaimerit. Por as kjo sëmundje nuk do mundë të ‘tundë themelet’ e dashurisë që kanë ata të dy”

Edhe pse kujtimet po humbasin ca nga ca për Tommyn, ai me siguri do vazhdojë të shohë në Maryanne-n e tij dashurinë dhe miqësinë që kanë ndarë gjithmonë me njëri-tjetrin.

“Dasma ime ishte dita më e bukur që kam kaluar në jetë. Mbeta e surprizuar kur Tommy më propozoi, por nuk u mendova gjatë për të thënë ‘po’. Tommy dhe unë nuk zihemi kurrë! E dua vërtet bashkëshortin tim, është miku im më i mirë”, ka thënë Maryanne gjatë një interviste.

Kjo është dashuria e vërtetë. Të gjithë ne mund të marrim mësime të çmuara nga ky çift i këndshëm!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...