Basha: Tani jemi qytetarë të thjeshtë

Menjëherë pasi Këshilli Kombëtar i PD votoi pro djegies së mandateve Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat.

“Në këtë 20 shkurt të 2019, 28 vite pas rrëzimit të simbolit të diktaturës më të errët shqiptarët të bashkuar si asnjëherë do të kenë në krahun e tyre Partinë Demokratike, njerëzit tanë do të jenë në krahë të qytetarëve si qytetarë të thjeshtë për të vendisur që kurrë më në Shqipëri mos vendoset një regjim tjetërdiktatorial”, deklaroi Basha.

Po ashtu kryedemokrati tha se nuk do të tërhiqet nga protesta e së enjtes. “Askush të mos mungojë, në protestën e nesërme në orën 10 para Kuvendit të Shqipërisë, i cili një orë e më parë do ti rikthehet shqipërisë dhe Shqiptarëve”, theksoi Basha.

Më herët Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, tha sot se seanca e datës 21 Shkurt nuk do të zhvillohet, duke marrë parasysh apelin e partnerëve ndërkombëtarë dhe informacioneve të fundit nga Policia e Shtetit, për skenare dhune.

“Duke pasur parasysh apelin e partnerëve tanë strategjikë, duke pasur parasysh informacionet e organeve ligjzbatuese dhe atyre të inteligjencës, duke ndjekur qëllimin më të lartë të ruajtjes së integritetit të Kuvendit të Shqipërisë, të deputetëve dhe të sallës së Kuvendit ftoj kolegët deputetë, anëtarë të të gjitha grupeve parlamentare,

të na mirëkuptojnë në vendimin tim për të mos e zhvilluar seancën plenare të datës 21 Shkurt, pra ditën e enjte në orën 10:00”, tha Ruçi në një konferencë për mediat nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkohë Policia e Shtetit thotë se në protestën e paralajmëruar të opozitës synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...