30 faktet e rralla të jetës së Fatos Nanos dhe një profil i paautorizuar për ish-liderin e PS-së

Që nga fëmijëria, pjesëmarrja në politikë, a.rrestimi, qëndrimi në b.urg, pafajësia, divorci, martesa e dytë me Xhoanën e deri te pesë tentativat për v.rasje.

Nano ka qenë për 13 vite kryetar i PS-së, ka dhënë plot 5 herë dorëheqjen, tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i PS-së.

Fatos Nano di pesë gjuhë të huaja. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave. Gjatë b.urgimit, atij i janë qethur flokët si ndëshkim për deklaratat që bënte në media. Dashuria për futbollin dhe cigaret.

Këto janë 30 faktet e rralla të jetës së Fatos Nanos dhe një profil i paautorizuar për ish-liderin e PS-së:

1- Fatos Nano ka lindur më 19 shtator 1952 në Tiranë. Është djali i vetëm i katër fëmijëve të Thanas dhe Marie Nanos. Motrat e tij janë Sashenka, Vjollca, që janë dhe më të mëdha në moshë, ndërsa Mimoza është motra e vogël.

2- Fatos Nano ka lindur në një familje që ishte pjesë e elitës së regjimit komunisttë vendit. Babai i tij, Thanas Nano, ishte drejtor i Radio Televizionit Shqiptar për shumë vjet.

3- Nano ka studiuar në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë, e rezervuar për fëmijët e nomenklaturës. Aty mësoi gjuhët e huaja si dhe të luante me kitarë. Në vitin e dytë të gjimnazit, ai formoi një grup rroku (ishte solisti) që luante muzikën Bitëllsave, rreptësisht e ndaluar për publikun gjatë asaj periudhe.

4- Pasi përfundoi gjimnazin në shkollën “Sami Frashëri”, Nano studio në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomi Politike. Në nivel të arsimit është vlerësuar si nxënës i shkëlqyer dhe një nga studentët më të mirë të universitetit. Fatos Nano di pesë gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht dhe serbo-kroatisht. Cilësohej si një nga pedagogët më të kualifikuar.

5- Fatos Nano ka qenë katër herë kryeministër i vendit. Më konkretisht: në qeverinë që përgatiti zgjedhjet pluraliste të vitit 1991, në qeverinë e fituar nga Partia e Punës për tre muaj më 1992, në qeverinë e vitit 1997 dhe në qeverinë e vitit 2002 deri në 2005-ën.

Nano ka qenë kryetar i PS-së për 13 vjet. Ka dhënë dorëheqjen tri herë si kryeministër dhe dy herë si kryetar i Partisë Socialiste, duke themeluar “institucionin” e dorëheqjes në Shqipëri, por edhe duke vënë një rekord në këtë fushë.

6- Koha më e shkurtër e qëndrimit kryeministër ka qenë në vitin 1991, kur drejtoi kabinetin vetëm për tre muaj. Ndërsa koha më e gjatë e qëndrimit ka qenë mandati i tij i fundit. Si kryetar i Këshillit të Ministrave drejtoi qeverinë socialiste për 36 muaj. Nga gushti i vitit 2002 deri në shtator 2005, kur dha dorëheqjen.

7- Fatos Nano është zgjedhur deputet i Parlamentit pesë herë. Deputet i Tiranës në vitin 1991. Deputet i Kuçovës në vitin 1992. Deputet i Tepelenës në vitin 1991 dhe në vitin 2001 dhe deputet i Sarandës në vitin 2005 deri në vitin 2009.

8- Fatos Nano mban titullin “Doktor Profesor i Shkencave Ekonomike”. Titullin e parë e ka marrë në vitin 1980 dhe titullin profesor kur ishte kryeministër në vitin 2003 nga Fakulteti i Ekonomisë së Tiranës. Mban tituj nderi nga dy universitete italiane.

Në vitin 2000 Universiteti i Ndërkombëtar i Milanos, e dekoroi me titullin “Doktor Honoris Causa” në fushën e Ekonomisë dhe po në këtë vit merr titullin e nderit “Doktor Honoris Causa” në fushën e Shkencave Ekonomike nga Universiteti i Barit. Ka marrë titullin “Honoris Causa”, edhe nga Universiteti Europian i Tiranës.

9- Pas mbarimit të universitetit, për katër vite, Fatos Nano zhvendoset në Elbasan, ku punon si ekonomist në Kombinatin Metalurgjik. Më pas transferohet në Tiranë, ku punon fillimisht si ekonomist në kooperativën e Priskës.

10- Ngjitja e karrierës profesionale të Nanos nisi pas rikthimit në Tiranë në vitin 1980.Ai emërohet të punojë në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste. Një post që i dha mundësinë të kishte kontakte më të shpeshta me botën perëndimore për shkak të udhëtimeve.

11- Gjatë viteve 1984-1990, Fatos Nano do të ishte një nga ekonomistët e parë që paraqiti projekte për reformat social-ekonomike dhe reformën e Ekonomistë në Europën Juglindore. Në të njëjtën kohë do të punonte edhe si pedagog i jashtëm në Fakultetin Ekonomik të Tiranës.

12- Në vitet 1989-1990 ishte një ndër intelektualët që kërkon ndryshime në ekonominë e vendit. Së bashku me kolegët pedagogë, Gramoz Pashko, Leontiev Çuçi dhe Anastas Angjeli përbënin bërthamën e një grupi profesorësh liberalë në Universitetin e Tiranës.

13- Gjatë kohës që ishte i bur.gosur në bu.rgun e sigurisë së lartë në Bënçë të Tepelenës u shpall “Qytetar Nderi” nga dy qytete. Në mars të vitit 1996 u bë “Qytetar Nderi” i Kuçovës dhe në prill të po atij viti, qyteti ku ishte bu.rgosur, Tepelena i dha titullin “Qytetar Nderi”.

14- U martua në moshën 24-vjeçare me Rexhina Fatollin, vajza simpatike, qe e njohu në vitet e para të gjimnazit “Sami Frashëri” në kryeqytet. Pas 27 vitesh martese, çifti u divorcua në vitin 2001.

15- Fatos Nano, në vitin 2001, atëherë 50 vjeç, u martua sërish, me një ceremoni në Kishën Ortodokse të Tiranës me Xhoanën. Ceremonia u drejtua nga kryepeshkopi Janullatos. 29-vjeçarja Nano jetonte në Athinë ku dhe ishte divorcuar në vitin 1998 nga martesa e parë.

16- Martesa e parë e Fatos Nanos u bë në një ambient familjar, në shtëpinë e të atit të tij në Tiranë. Ndërsa martesa e dytë u bë me një ceremoni gjigante në Kishën Ortodokse në Tiranë dhe më pas në qytetin e Durrësit.

17– Martesa e Fatos dhe Xhoana Nanos, dhe divorci i ish-kryeministrit ishin një ngjarje që lanë shenjë në sjelljen politike të vendit. Duke sfiduar mentalitetin e kohës, ish-kryeministri Nano deklaroi publikisht lidhjen e tij me gruan shumë vite më të re në moshë, divorcin dhe nisjen e një jete të re.

Në një intervistë televizive, pak kohë para ceremonisë së martesës, Xhoana Nano, asokohe 10 vite më e re kishte deklaruar me Fatos Nanon do të bënte më shumë se një fëmijë dhe se mosha nuk përbënte asnjë problem mes tyre.

18- Fatos Nano ka dy fëmijë, Sokolin 36 vjeç dhe Edenë, 33 vjeç, nga martesa e parë me Rexhina Nanon. Ndërkohë që ka dhe një djalë të birësuar nga martesa e tij me Xhoana Nanon, Klajdin, 23 vjeç.

19- Sipas të dhënave mediatike, ndaj Fatos Nanos janë bërë pesë tentativa për vra.sje.Një ndër atentatet ka ndodhur në Berat, një në Shkodër, një në vilën kryeministrore, një kërcënim në zyrë dhe ngjarjet e 14 shtatorit të vitit 1998.

20- Fatos Nano ka bërë 1 353 ditë burg. Ai u dënua me 12 vjet burg me akuzën për shpërdorim detyre në favor të të tretëve dhe vuajti dën.imin në bu.rgun e Tiranës deri në vitin 1994 dhe në bu.rgun e sigurisë së lartë në Bënçë te Tepelenës deri në vitin 1997.

21- Fatos Nano u arrestua në 30 korrik 1993 në Tiranë dhe u lirua më 13 mars 1997, pas revoltave të arm.atosura në jug të vendit. Lirimi i tij ishte një kërkesë e opozitës së majtë, por edhe e ndërkombëtarëve si një lëvizje për të qetësuar trazirat në vend.

22- Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Nanos, në një nga kapitujt e librit të Ylli Polovinës, “Të jesh apo të mos jesh” se çfarë Nano bëri para se ta arres.tonin.

Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe …

Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi. Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm.

Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”. Aty m’u thye filxhani. Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se kam shenjë të mirë. Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arr.estuar”, ka treguar Kristina.

23– Gjatë kohës që ishte i bu.rgosur mori vetëm 24 orë leje. Në dhjetor të vitit 1995 i vd.es e ëma dhe shteti i dha vetëm një ditë leje për ta va.rrosur. Ndërkohë që trajtimi i tij në bu.rg, sipas dëshmive, nuk ndryshonte nga ai të dënu.arve të zakonshëm.

24- Sipas dëshmisë së ish-bashkëshortes së tij, Rexhina, gjatë qëndrimit në bu.rg, Fatos Nanos i janë qethur flokët si ndëshkim për deklaratat që bënte në media.Ndërkohë që në të gjitha seancat gjyqësore ai sillej nga policia në pra.nga. Dosja e Fatos Nanos për shpërdorimin e ndihmave italiane ishte 3200 faqe. Në të përfshiheshin dhe vendime të dhëna nga qeveria e Adil Çarçanit. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, nuk pranoi të ishte ai njeriu që do të gjykonte Nanon.

25- Avokat Idajet Beqiri ka rrëfyer në media para disa kohësh detaje nga jeta në bur.gun 313 në Tiranë dhe në atë të Bënçës në Tepelenë, ku ndodhej i izoluar së bashku me kryesocialisti Fatos Nano.

Ja çfarë kujton Idajet Beqiri nga ajo kohë:
Në kushtet e vështira të bu.rgut 313 erdhi dhe vuajti së bashku me ne në 30 korrik 1993 edhe Fatos Nano. Fillimisht kam menduar se “si byt.hëpambuk Tirane” nuk do i duronte dot këto kushte skandaloze në bu.rg dhe do thyhej. Por isha i gabuar. Fatos Nano sillej dhe qëndronte në b.urg si bu.rgaxhi i regjur. Më zgjuarsinë e tij, me batutat e tij të hidhura, jo vetëm që i vinte të gjithë në lojë, por gjithashtu i shkujdeste aq keq gar.dianët dhe oficerët e bur.gut, sa e thyente sa herë të donte izolimin e egër që i bënin”.

26- Historiani amerikan, Fred Abrahams, në librin e tij ‘Shqipëria e re’, tregonte se si ndryshoi Fatos Nano pas daljes nga bu.rgu.
Nanoja dukej ndryshe nga ç’kishte qenë përpara burgosjes së tij- më i shëndoshë dhe me mjekër.

Këshilltarët e tij të afërt treguan se Nanoja kishte vuajtur në bu.rg dhe doli prej andej një njeri i ndryshuar, me më pak kontroll të vetvetes. Megjithatë ai mbeti i mençur dhe dinak. Prapa hek.urave, ai kishte qëndruar aktiv në parti, duke pasur furnizim të pandërprerë me lajme, cigare dhe pije”.

27- Në vitin 2000 Gjykata e Tiranës i dha pafajësinë për akuzat e ngritura nga Prokuroria. Pas marrjes së pafajësisë, Nano fitoi edhe mbrojtje morale për akuzat për korrupsion. Më vonë edhe Sali Berisha ka deklaruar se burgosja e Nanos ishte veprim i nxituar. Në vitin 2002, Fatos Nano dëmshpërblehet nga shteti për bur.gim të padrejtë në shumën prej 72 milion lekësh. Nano, paratë e bur.gut ia dha ish-bashkëshortes së tij, Rexhina Nanos, si edhe apartamentin e tij në Tiranë.

28- Në një nga kabllogramet konfidenciale të Ambasadës Amerikane në Tiranë të zbardhur nga Wikileaks bëhej edhe një biografi e detajuar e Fatos Nanos në vitin 1997.Nano ishte liruar nga bur.gu pak muaj më parë dhe sapo ishte zgjedhur kryeministër.
Ambasada tregon detaje të jetës së tij:

Nano është intensiv, i fokusuar dhe individual. Është 168 cm, një gjatësi mesatare për meshkujt shqiptarë. Doli nga bur.gu mbi peshë dhe i parruar. Shumë të njohur të vjetër u shprehen se nuk e kishin njohur atë pas daljes nga bu.rgu.

Një duhanpirës i regjur, një kafshë sociale që shijon bredhjet në orët e vona të natës me rrethin e ngushtë të shokëve politikanë. Nano është serioz edhe kur bën shaka….…Gruaja, e vizitonte Nanon një herë në javë në bu.rgun e Tepelenës. Ata janë dukshëm të përkushtuar ndaj njeri-tjetrit. Edhe pse ajo nuk është shumë e aftë në gjuhët e huaja dhe nuk flet shumë në publik, në prani të të huajve, duket qartë se Nano ka konsideratë të lartë për të”, është përshkrimi i Ambasadores Mariza Lino për ish-kreun e opozitës.

29- Është akuzuar si pasardhës i komunistëve dhe bllokmenëve. Ndërkohë që ka meritën se transformoi Partinë Socialiste nga një parti që idealizonte Enver Hoxhën dhe Marksin, në një parti moderne të majtë dhe arriti ta integrojë në partitë e majta evropiane. Meritë kjo që është njohur së fundmi nga ish-rivali i tij më i madh Sali Berisha. Në 25 vjetorin e PS-së, Berisha duke iu drejtuar me anë të një mesazhi socialistëve, vlerësonte Fatos Nanon si reformator.

Fatos Nanos, në një garë, nga anëtar i thjeshtë arriti të zgjidhet kryetar i PS dhe ta shkëpusë PSSH nga modeli stalinist pothuaj 60-vjeçar i partisë së një njeriu! Fatos Nano e aderoi PS-në në organizmat e socialistëve europian dhe ka meritën e pranimit të rotacionit jo vetëm në parti por dhe në nivel vendi!, shkruante Berisha ndër të tjera në mesazhin e tij, ku sulmonte kryetarin aktual të PS-së, Edi Ramën, se e ka mbushur PS-në e sotme me krim.inelë.

30- Batuta më e fortë e Fatos Nanos është për kryetarin aktual të Partisë Socialiste, Edi Ramën. “E mora nga Parisi me thonj të paprerë dhe shitësh ikonash të vjedhura”, deklaronte Nano në një nga takimet elektorale. Ndërsa një tjetër batutë e famshme ka qenë për LSI-në. “Lëvizja e Skraparllinjve të Inatosur” e pati quajtur Fatos Nano LSI-në e Ilir Metës, kur u themelua, atë shtator të vitit 2004

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...