Kur ndjen se asgjë nuk shkon mirë në jetë, çfarë duhet të bësh?

Ka disa momente të errëta të jetës, që do të donim t’i fshinim nga kujtesa, por edhe nga kalendari. Sa shpejt largohen ditët e lumtura dhe sa prezente janë ato të trishtat.

Me gishtat e dorës mund të numërohen ditët e lumtura, ndërsa ato të trishtat ndonjëherë lodhesh duke i numëruar. “Jeta është e bukur” thonë. Kjo frazë është e vërtetë, mirëpo ndonjëherë ka momente aq të vështira, sa kjo shprehje nuk na duket aspak e vërtetë.

Janë pikërisht ato momente të jetës, ku asgjë nuk shkon mirë: shëndeti, puna, familja, partneri/parnetja, pra çdo gjë çalon. Në të tilla momente çfarë duhet të bësh?

Ne kemi disa këshilla për ju, por edhe për veten:

Numëroni bekimet

Kur jemi keq, na errësohen sytë dhe nuk shikojmë edhe gjërat e mira që na rrethojnë, ato të bukurat. Prandaj, sa herë ndjeni se asgjë nuk po shkon mirë, gjeni motivimin për të ecur përpara tek ata njerëz apo gjëra që vërtet ju interesojnë.

Largohuni nga njerëzit që ankohen

Njerëzit që na rrethojnë ndikojnë tek ne, prandaj zgjidhni me kujdes personat me të cilët kaloni ditën. Nëse ju jeni keq dhe pranë keni njerëz që vetëm ankohen, asnjëherë nuk do të dilni nga kjo situatë.

Gjeni zgjidhjen

Nëse keni probleme në punë, shtëpi, familje, mundohuni të gjeni zgjidhjen e tyre dhe të mos dorëzoheni. Të gjithë njerëzit kanë probleme, prandaj ju duhet të përpiqeni të gjeni zgjidhjen e tyre, dhe të mos qëndroni në vend numëro duke mos bërë asgjë, por duke u ankuar për fatin tuaj.

Jeta ka ulje dhe ngritje. E rëndësishme është të mësoni si të ngriheni, edhe kur çdo gjë ka rënë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...