Elvana Gjata flet për herë të parë për filmin ‘Dy gisht mjaltë’

300

Elvana Gjata ka qenë në Prishtinë për të performuar në koncertin e Pavarësisë së Kosovës.

Pak para se të fillonte performancën, këngëtarja ka dhënë një intervistë për Prive, ku foli rreth rikthimit të saj në muzikë si dhe për eksperiencën si aktore. Ajo foli më shumë për filmin “Dy gisht mjaltë” që pritet të jepet shumë shpejt në kinema.

“Aty do të kem mundësinë që të shpalos pjesën time karagjoze. Është një komendi romantike në bashkëpunim me Ermal Mamaqin. Është një projekt që e kam realizuar që në gusht dhe mezi po pres që të shfaqet,

sepse është vërtetë shumë i bukur. Është një komedi që flet për realitetin shqiptar dhe besoj se do pritet shumë mirë. Jam shumë entuziaste”, -ka treguar Elvana duke iu referuar filmit.

E pytur se si iu duk vetja si aktore, ajo është shprehur: “Unë e dua shumë aktrimin dhe e bëj me shumë qejf.

Unë kam mbaruar shkollën për regjisurë, por aktrimi është një gjë që e dua shumë dhe ndihem shumë e lirshme, sidomos kur bëhet fjalë për komedi.”