Turqia dokumentar për Skënderbeun – Shikoni si e paraqesin

Rezistenca e princave të Arbrit ndaj pushtuesve otomanë, paraqitet e lavdishme edhe nga këndvështrimi historik të Turqisë.

Kështu të paktën trajtohet në një film dokumentar, produksion turk, ku në njërin nga episodet, i kushtohet rëndësi të veçantë përpjekjeve të ushtrimeve otomane që ta pushtojnë token e udhëhequr nga mbreti i atëhershëm dhe prijësi i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Rezistenca e ushtrisë shqiptare, siç thuhet në këtë film, e kishte futur në paranoja edhe udhëheqësin e atëhershëm të Perandorisë Osmane, Sulltan Mehmetin e Dytë, i njohur edhe si el-Fatih.

Aty shihet se si një ushtri e madhe, më e fuqishmja e asaj kohe, nuk po arrin ta mposhtë një ushtri solide, siç ka qenë ajo e përbërë nga luftëtarët e princave shqiptarë.

Në një pjesë ku Sulltani diskuton me eprorët e ushtrisë, përmendet se si shqiptarët, si populli më i vjetër, nuk i duan ardhacakët dhe, se si janë një popull luftëtarë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...