Spartak Ngjela: Kryeministria u mbrojt nga FBI

361

Spartak Ngjela është i njohur për qëndrimin e tij pro amerikan. Duke komentuar protestën e opozitës, në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se ajo që ndodhi ishte përplasja mes njerëzve të korruptuar.

“Të revoltuarit që thyen xhamat e ndërtesës së Kryeministrisë, ishin injorantë të paguar e asgjë më. Por edhe pse të tillë, nuk arritën të krijonin revoltë popullore. Plani qesharak i Saliut ishte:

një revoltë e dhunshme me individë të blerë që duhej të sillte një ndezje të përgjithshme popullore. Por fitoi një hiç të madh. Vajti të pushtonte një ndërtesë të boshatisur se e mendonte si kështjellë për të marrë Shqipërinë. Dhe dështoi”, shkruan avokat Ngjela.

Kritika zoti Ngjela ka për punën e plicisë, ndërsa nuk nguron të thekson se ministri i Brendshëm ishte inekzistent. Avokati thotë se plani për të mbrojtur Kryeministrisë ishtë bërë FBI pa e pyetur fare Edi Ramën.

Për më shumë se 4 orë protesta e opozitës u shoqërua me sulme të përsëritura ndaj selisë së qeverisë. Nuk kishin kaluar shumë minuta nga moment që përkrahësit e opozitës dhe drejtuesit e saj ishin mbledhur në sheshin para Kryeministrisë, pak para mesditës,

kur në fillim disa shishe me benzinë u hodhën drejt shkallëve, ndërsa më pas një grup protestuesish arritën të çanin kordonin e policisë dhe të drejtoheshin drejt hyrjes së godinës duke tentuar ta hapnin atë me forcë.

Nga brenda, njësitë e Gardës përdorën fillimisht pompat e ujit për të sprapsur protestuesit dhe më pas dhe gazin lotsjellës.