Psikiatri dhe sociologu Paolo Crepet po publikon librin e tij të ri me titull “Pasion”, dedikuar ndjenjave dhe historive e reflektimeve, të dala nga eksperienca ekzistenciale dhe profesionale, që sillen rreth kësaj fjale të shenjtë,. në të gjitha rrethanat.
Në një intervistë për ‘Repubblica’, Crepet ka dashur të flaës për xhelozinë dhe dhu.nën ndaj grave.
Pas vr.asjes së grave, fshihen realitete të ndryshme. Ekzistencialisht shumë burra kanë vështirësi të pranojnë liberalizmin e grave, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 40 vjet nga shumë ‘fitore’ të tyret, siç është psh. Divorci.
Janë pikërisht ata që nuk kanë kuptuar atë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve, duke mbetur të lidhur me një concept strikt për familjen arkaike, që e sheh gruan ende si të nënshtruar dhe burrin me një rol dominant.
Pas vra.sjes së femrave dhe dhu.nës ndaj tyre, celebrohet një kulturë e tillë, e vështirë për t’u eleminuar:
“Kujdeset për ty, ashtu siç është e vërtetë edhe se të kontrollon dhe arrin deri të të rr.ahë. Eksziston një lloj kulture që e sheh mashkullin si ‘protektor’ në sensing e babait-padron, i cili do të komandojë dhe do që të ketë pushtet mbi partneren e tij. Mos ta gënjejmë veten se kjo është një sjellje që i përket viteve 1900. Shumë të rinj e mendojnë ende një gjë të tillë dhe e thënë mbi bazën e eksperiencave të mia profesionale, si psikoterapeut, ashtu edhe ato personale.”
Një temë shumë e lidhur me xhelozinë, që Crepet nuk le pa e analizuar.
“Xhelozia, për shembull, shihet si provë e intensitetit në dashuri, një passion për t’u demostruar psikologjikisht dhe fizikisht. Ndaj duket se është pjesë e panarë e çdo marrëdhënieje sentimentale, e cila, kur bëhet kërkuese, mund të shkaktojë edhe reagime të dhu.nshme.
Xhelozia çon gjithnjë në drama dhe duhet t’u mësojmë të rinjve të mos e konsiderojnë si shenjë të dashurisë, sepse nuk është kurrë e tillë. Dhe duhet trumpetuar me të madhe se xhelozia nuk është një formë dashurie, por vetëm pronësie, sepse dashuria, mbi të gjitha, është respekt.”
Kufiri mes dashurisë dhe posesiviteti është shumë i hollë dhe psikiatri dhe sociologu lëshon një paralajmërim:
“Problemi është që dhu.na tolerohet, pasi ne, shumë aspekte të saj i zvogëlojmë, pikërisht pse e shohim xhelozinë si pjesë të dashurisë. Duhet të kuptojmë se kur dikush kërkon të të kontrollojë, ajo ndjenjë që nis si dashuri, kthehet në manipulim dhe obsesion.
Ndaj, mungon respekti për tjetrin, sepse nuk të sheh më si një person, por si një pronë. Në bazë të dh.unës dhe të vra.sjes së graave, është gjithnjë idea për t’i konsideruar gratë si objekte, jo si individë.
Unë të vr.as sepse ti je diçka e imja…. Është e vështirë të pranohet se një vajzë sot mund të bëjë të njëjtat gjëra në jetë si një mashkull i moshës së saj. Këto mundësi të barabarta shkaktojnë zemërim, xhelozi dhe zili tek burrat e frustruar, sepse një grua e tillë është e lirë, mund të zgjedhë dhe ndaj nuk është e ‘kontrollueshme’.
Edukimi kundër dhu.nës kalon edhe nga familjae origjinës, edhe përsa u përket grave.



