Erkand Qerimaj, i treti në botë mes ngërçit ligjor

Medalje bronzi në shkëputje në Botërorin e dhjetorit 2017 në Shtetet e Bashkuara. Vetëm pak ditë më parë, Erkand Qerimaj u konfirmua zyrtarisht i treti në botë në stilin e shkëputjes.

Medalja e parë për peshëngritësin shkodran në Kampionatin Botëror, por edhe një ngërç ligjor, ku rezultati vazhdon të mos njihet si arritje për stile të veçanta.

“Vendimi i qeverisë e parashikon nga vendi i parë deri te vendi i gjashtë, por këta thonë se duhet të jetë dygarëshi dhe nuk parashikohet shkëputja apo shtytja. Në shohim se çfarë do të bëjmë sepse vendi i tretë në botë normalisht duhet të ketë një shpërblim. Nëse nuk ka shpërblim kjo ka ndikim edhe te brezat e ardhshëm”, tha Qerimaj.

Misioni i radhës është në muajin prill, në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Gjeorgji. Konkurrenca do të jetë e fort, stërvitjet me intensitet të lartë vazhdojnëdhe objektivi mbetet përsëri podiumi.

“Pesha 81 kilogramë ku unë do të marrë pjesë do të ketë një konkurrencë të lartë, por gjendja është optimale dhe besojmë se do të jemi në luftë me më të mirët për vendet e podiumit. Shpresoj të kaloj numrin e 50 medaljeve, por asnjëherë nuk i vendos limite vetes edhe në stërvitje”, thotë Qerimaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...