Agjenci Shtetërore për karburantet, shtohet dhe një tarifë

Qeveria shqiptare kërkon të kontrollojë çmimin e naftës. Sipas një projektligji të Këshillit të Ministrave, aktualisht në fazë konsultimi publik, synohet ngritja e një Agjencie Shtetërore për mbajtjen e rezervave të karburanteve.

Deri më tani, industria e ka pasur detyrim ligjor që të mbante rezervë nafte për 90 ditë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga luhatjet e çmimit në bursa. Deri më tani, kjo rezervë nuk është krijuar. Me projektligjin e ri, ky detyrim i hiqet industrisë dhe i kalon tashmë shtetit.

Nisma do të shoqërohet edhe me një tarifë shtesë, që duhet paguhet nga kompanitë. Vlera e saj do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ajo do të aplikohet në formën e tarifave të krijimit dhe mbajtjes së rezervës së sigurisë.

Tranzicioni i ruajtjes së rezervave nga privati tek shteti pritet të zgjasë deri në fund të vitit 2022. Drafti i qeverisë parashikon edhe gjoba deri në 3 milionë lekë për shkeljet e ligjit.

Shqipëria, me çmimin më të lartë të karburanteve

Për shkak të barrës fiskale, por edhe abuzimeve me çmimin, shqiptarët paguajnë sot më shtrenjtë se të gjithë në rajon për karburantet. Sipas renditjes që bën Global Petrol Price, tek ne, një litër naftë kushton 1 euro e 56 cent.

Me çmimin më të lartë pas Shqipërisë është Serbia, me 1 euro e 51 cent për litër; Mali i Zi me 1 euro e 34 cent; Bosnja me 1 euro e 32 për litër. Ndërsa shtetet me çmimin më të lirë të karburantit në rajonin e Ballkanit janë Kosova dhe Maqedonia me 1 euro e 10 cent për litër naftë.

Në çdo litër naftë, 100 lekë janë taksa

Taksat e larta konsiderohen si arsyeja kryesore pse të gjithë ne paguajmë kaq shtrenjtë për karburantet. Sipas të dhënave zyrtare, në 171 lekë që kushton aktualisht 1 litër naftë, 100 lekë janë taksat. Nëse do të detajonim të gjithë barrën fiskale,

ose ndryshe taksat që paguajmë për çdo litër karburantet, na rezulton se 37 lekë është akciza; 27 lekë taksa e qarkullimit; taksat vendore vlerësohen në 10 lekë; TVSH e parë që paguhet në doganë është 21 lekë; taksa e karbonit 3 lekë dhe taksa e skanimit dhe markimit nga 1 lekë secila. Në total 100 lekë për çdo litër karburant.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...