Protesta e opozitës/ Zbulohet ku do shkojë Rama më 16 shkurt

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka vënë bast se ditën e protest së opozitës, më 16 shkurt, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë jashtë Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka thotë se kjo është një skemë që ripërsëritet nga Rama kur opozita proteston.

“Bast që Rama me datë 16 shkurt ose do të jetë jashtë ose do të shkojë në Vlorë.

Kështu ka vepruar në protestat e mëdha që ka zhvilluar PD…

Edhe në Vlorë nuk shkon se ndjehet i sigurtë pranë “elektoratit” të tij, se për atë punë vlonjatët janë të parët që duan t’i vënë drunë,

po se nga Vlora është mësuar që merr helikopterin për në Rinas e atje i hipën menjëherë carterit. Ndoshta për ketë ja kthyen dhe një herë provizorisht Air Turkish Albanian…”-shprehet deputeti i PD-së.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...