“Polici u arrestua, s’po gjejmë denoncuesin“, këngëtari-Lleshajt: Ça po të duhet? Apo me e diskreditu si familje?!

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nga Malësia e Madhe, i pyetur nga mediat sot për videon e policit që bënte veprime të pahijshme online me një të mitur, u shpreh se ndonëse është arrestuar polici, nuk është gjendur akoma denoncuesi.

Këngëtari i mirënjohur Dashnor Diko, ka komentuar në një nga artikujt e publikuar në

media (Videoja e turpshme, Lleshaj: Polici u arrestua, nuk po gjejmë dot denoncuesin), si përgjigje ndaj Lleshajt dhe ndaj qeveritarëve.

“Ça po të duhet denancuesi? Apo me e diskretitu si familie, mos i vrisni njerzit moralisht në publik se i keni bërë që të mallkojnë veten që kanë lindur këtu”, shkruan këngëtari Diko nga Facebook i tij.

Ky mesazh i tij i drejtohet dhe Elisa Spiropalit, e cila identifikoi familjen e të miturës së abuzuar në

Kavajë, ndonëse mediat ishin treguar shumë të kujdesshëm që të mos e bënin diçka të tillë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

**Bassania qyteti i humbur ilir mbi 2000 vjeçar në...

Ekspozita personale e Eduardo Berosetti “In Search of Myself”

Ekspozita personale e artistit Eduardo Berosetti, me titull “In...

Kisha e Shën Eufemisë, thesari mesjetar mbi shkëmbin e shenjtë

E vendosur në një lartësi prej 373 metrash mbi...