Një ditë në “Fshatin e Paqes”

Lindi si një vend strehim emergjent për shqiptarët e Kosovës gjatë luftës në vitin 1999 dhe nga ajo kohë e deri me sot quhet “Fshati i Paqes”. Kjo është historia e veçantë e fshatit që ndodhet në hyrje të qytetit të Shkodrës, sapo kalon Urën e Bunës dhe i ngjitesh Taraboshit.

Në fillim u krijua nga Caritas Breshia dhe Caritas Darfo në bashkëpunim me Misionin Arcobaleno dhe i cili erdhi në ndihmë kishës katolike në Shkodër, e cila strehoi qindra kosovarë të përzënë nga trojet e tyre dhe në mënyrë krejt të natyrshme u emerua “Fshati i Paqes”.

Sot, ky fshat, me një peisazh magjepsës, nga ku mund të shikosh të gjithë qytetin e Shkodrës, kalanë e Rozafatit apo lumin Buna dhe liqenin e Shkodrës ndodhet sërish në menaxhimin e kishës.

Trualli ku u ndërtua ky fshat, kishte 100 vjet që shërbente si kazermë e policisë, pronë e Policisë së Shtetit. Që nga viti 2001 deri në 2006-n, fshati ka funksionuar për strehimin e familjeve të pastreha, atyre të ngujuara, fëmijëve jetimë etj.

Disa prej familje apo të rritur në nevojë Argjipeshkvia e Shkodrës vendosi që t’i transferojë në qytet, Shkodër, duke u dhënë një shtëpi të paguar për 6 muaj dhe mundësi punësimi e shkollimi.

Nga fundi i 2006-s e deri më sot, fshati ka qenë dhe është në dispozicion të grupeve kishtare nga Mirdita, Shkodra, Lezha, Tirana e të tjerë, karakteristika që vijnë nga e premtja deri të dielën për aktivitetet që kanë projektuar për t’i realizuar në Fshatin e Paqes.

Disa nga këto organizime si: “Konferenca e Paqes” apo “Konferenca për pajtimin e gjaqeve” në 2004-n, një ngjarje shumë e rëndësishme kjo, ku disa prej familjeve të ngujuara arritën të pajtoheshin, dhe shumë aktivitete të ndryshme që kanë ndikuar në shkollimin dhe formimin e të rinjve, duke i ndihmuar edhe financiarisht.

Që me krijimin e Fshatit të Paqes është hapur edhe shkolla që u ndërtua posaçërisht për integrimin e fëmijëve romë. Shkolla mban emrin e një shenjti që ka qenë ndihmëtar i këtij komuniteti.

Quhet “I lumi Seferin” dhe varet nga shkolla “Ajsëm” në qytet. Shkolla në Fshatin e Paqes është e sponsorizuar nga “Vëllezërit Kapuçin”, shoqatë shqiptare, filial i simotrës në Gjermani.

Në fillim, nisi thjesht si një kompleks me banesa për të strehuar shqiptarët e Kosovës të cilet ishin të përndjekur nga ushtarët serb por edhe sot, kjo zonë vijon të njihet në Shkodër gjerësisht si vendi i paqes, jo vetëm nga emërtimi por edhe nga pozitiviteti dhe qetësia që ofrohet.

Kisha katolike, sot ka hapur dyert për të trajtuar në “Fshatin e Paqes” qytetarë të cilët kanë probleme nga më të ndryshmet duke i’u gjetur pranë atyre në çdo moment.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...