‘Sot unë them lirisht që jam rritur me mendimin e të qenurit luanesh’

Elbenita Kajatazi

Sot rrugës për punë mu kujtua mënyra se si na kanë edukuar prindërit e mi mua dhe motrat e mia.

Për ata që nuk e dinë, unë kam 5 motra dhe një vëlla, unë jam fëmija i parë dhe sot dua të falënderoj nënën time për një rast konkret… Kur isha 15 vjeç erdhën disa mysafir për vizitë, në bisedë e sipër po e pyesin nënën time: “A ka fillu vajza me qëndis qeizin(pajën)? Nana ime e mrekullueshme po ju thotë, jo se ka punë tjera kjo!”.

Unë nga kureshtja ditën tjetër sikur disa të afërme të mia po e kap grepin e pejnin e po filloj me e mësu qëndisjen dhe po i afrohem nanës për ndihmë.

Kur më pa nana e nervozuar ma hoqi nga dora me shpejtësi të madhe e më tha: “Kjo nuk është për ty, kapi librat, kjo nuk të dërgon askund hiq!”. Faleminderit nana ime e dashtun je heroina ime!

E falënderoj edhe babën tim të mrekullueshëm që është kujdes aq shumë për çdo sjellje tonën, na ka këshillu për hapat ma të rëndësishëm jetësor, e me një rrogë të arsimit na ka shkollu e na ka përkrah çdo hap të jetës!

Sot unë them lirisht që jam rritur me mendimin e të qenit LUANESHË, e zonja të marr vendime për vetveten dhe e zonja deri në atë masë që mos ti bëhem shërbëtore askujt dhe të jetoj jetën ashtu si dua vetë pa e ndërtuar atë në bazë të mendimeve të tjerëve! Unë i shpërbej kafe dikujt pse dua jo pse jam e detyruar ose jam “Nuse”.

Edukoni vajzat tuaja të jenë të zonjat e vetvetes e mos të kenë nevojë për një mashkull ti mbaj sepse kur je e zonja, e mençur e shkolluar askush nuk luan dot me ty!

Unë kam vëllain e vogël 12 vjeçar por më besoni ai nuk trajtohet aspak ndryshe nga ne të gjashtat! Vëllai im palon rrobat e veta vet, shtron shtratin vet dhe kur i hahet përgatit vet, e kjo falë nanës e babës që e edukojnë të jetë i zoti i vetvetes e jo parazit që pret nga motrat ose në të ardhmen nga gruaja!/ KultPlus.com

TE TJERA

spot_img