RREZIKU QE JU KANOSET NESE KALON NE RRUGEN E KOMBIT

Nje rreshqitje masive guresh ka ndodhur ne Rrugen e Kombit, ne afersi te qytetit te Rubikut gje e cila po rrezikon seriozisht bllokimin e njerit aks te autostrades me kryesore ne vend.

Nje pjese e konsiderueshmme e faqes se malit ka rreshqitur prej kohesh ne kete zone ndersa tani ka marre permasa edhe me te frikshme nga shirat e diteve te fundit ç’ka rrezikon seriozisht edhe frekuentuesit e rruges se Kombit.

Drejtuesit e mjeteve u shprehen jashte kameras se duhet te behet nje nderhyrje e menjehershme qe te parandalohen ngjarje te renda. Ata shprehin pakenaqesite e tyre pasi prej muajsh paguajne edhe taksen e qarkullimit per frekuentimin e kesaj autostrade te rendesishme te vendit, duke thene se per aq kohe sa paguajne,

firma kontraktuese duhet te kryje keto sherbime minimale per rrugen. Ne kete segment rrugor, çdo vit fenomeni i renies se masiveve te dherave dhe gureve eshte evident pergjate rruges, duke sjelle probleme ne qarkullimin e automjeteve ne te shumten e rasteve.

Investimi me i madh infrastrukturor ne vendin tone, ai per Rrugen e Kombit rezulton nje deshtim. Kompania qe merret me mirembajtjen e kesaj rruge, duhet ti kushtoje me shume rendesi per te siguruar jeten e udhetareve nga rreziqet e rreshqitjeve te gureve ne rruge.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...