Psikologët këshillojnë: Nënat duhet të marrin disa ditë pushimi vetëm

282

Nënat, kohë pas kohe, qoftë dhe për disa ditë, duhet ti japin vetes disa pushime vetëm, të paktën kështu rekomandojnë njëzëri psikologët.

Nuk është hera e parë që studimet na kujtojnë se mënyra e jetesës që po bëjmë, është me ritme shumë të shpejta, dhe nuk lejon kohë për veten, sidomos për nënat.

Punët e shtëpisë, shooping, aktivitetet e fëmijëve, madje edhe kur nuk kanë detyrime të drejtpërdrejta më botën e punës, nënat janë të kudo ndodhura. Psikologë të ndryshëm rekomandojnë momente pauze për nënat.

Një pauzë nga ajo që konsiderohet si “arti më i bukur në botë” i cili bëhet i dobishëm për të marrë bateri, për të eleminuar toksinat që grumbullohen çdo ditë, kështu do jenë në gjendje të rifillojnë me më shumë energji dhe disponueshmëri.

Në veçanti kjo pauzë rekomandohet për gratë që bëhen nëna pas moshës 30 dhe para moshës 40 vjeç, pasi këto grupmosha tregojnë dukshëm simptoma të stresit, të lidhura me dëshirën për të menaxhuar mirë punën dhe familjen.

Definitivisht kjo pauzë është një përfitim i mirë për të gjithë anëtarët e familjes, pasi një mama e lumtur do të thotë një familje më e lumtur!