PREKAL, PA QENDËR SHËNDETËSORE PREJ KOHËSH

Banorët e fshatit Prekal, në njësinë administrative Postribë nuk kanë një qendër shëndetësore. Ata e kanë të vështirë ta kalojnë dimrin në këto kushte. Ky shqetësim i banorëve është prej kohësh.

Kryeplaku i fshatit Prekal, Marash Pjetraj thotë se disa herë i ka kërkuar ndihmë institucioneve përgjegjëse për krijimin e një ambienti të përshtatshëm por deri tani, nuk ka patur asnjë reagim.

Kryeplaku Pjetraj tregon edhe rastin kur banorët kanë patur nevojë për ndihmë mjekësore dhe në mungesë të qendrës shëndetësore atij i është dashur t’i shoqërojë deri në Spitalin Rajonal të Shkodrës

Institucionet nuk kanë hartuar asnjë plan për ndërtimin e një qendre shëndetësore për fëmijët dhe të moshuarit që jetojnë në Prekal.

Përveç problemeve të tjera sociale dhe ekonomike, banorët e fshatit Prekal vuajnë edhe mungesën e kësaj qendre shëndetësore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...