PREKAL, PA QENDËR SHËNDETËSORE PREJ KOHËSH

Banorët e fshatit Prekal, në njësinë administrative Postribë nuk kanë një qendër shëndetësore. Ata e kanë të vështirë ta kalojnë dimrin në këto kushte. Ky shqetësim i banorëve është prej kohësh.

Kryeplaku i fshatit Prekal, Marash Pjetraj thotë se disa herë i ka kërkuar ndihmë institucioneve përgjegjëse për krijimin e një ambienti të përshtatshëm por deri tani, nuk ka patur asnjë reagim.

Kryeplaku Pjetraj tregon edhe rastin kur banorët kanë patur nevojë për ndihmë mjekësore dhe në mungesë të qendrës shëndetësore atij i është dashur t’i shoqërojë deri në Spitalin Rajonal të Shkodrës

Institucionet nuk kanë hartuar asnjë plan për ndërtimin e një qendre shëndetësore për fëmijët dhe të moshuarit që jetojnë në Prekal.

Përveç problemeve të tjera sociale dhe ekonomike, banorët e fshatit Prekal vuajnë edhe mungesën e kësaj qendre shëndetësore.

Çfarë ndodhi? Sazan Guri shpërthen në lot ‘LIVE’ në emision

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Sazan Guri, i cili mes lotësh foli për humbjen e qenit të tij.   Ambientalisti tregoi...

Horoskopi 21 Mars, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi   Do të shpërbleheni për vullnetin tuaj. Jini të qetë ndërsa merrni një vendim shumë emocional. Talentet tuaja krijuese do të rezultojnë të jenë shumë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME