«Nuk kisha ç’të haja», Blerina Bombaj rrëfen vështirësitë ekonomike gjatë kohës kur…

Sot ajo njihet si një nga nutricionistet më të mira shqiptare dhe një grua në biznes tepër e zonja, mirëpo gjërat duket se nuk kanë qenë gjithnjë kaq të thjeshta e të mbara për Blerina Bombaj.

Dietologia e njohur, përveç se është një ndër profesionistet më të mira, është gjithashtu një nga personazhet më aktive në rrjete sociale, sidomos në Instagram.

Në një postim në Instagram, Blerina ka rrëfyer tërthorazi vështirësitë e saj ekonomike gjatë kohës që ka qenë studente. Në përshkrimin e fotos ku ajo shihet në tavolinë me të bijën, Blerina shkruan:

“Po shijoj një kafe me Anën, e cila po provon “kulurin” me susam, ushqimi i vetëm që mund të përballoja në kioskën e shkollës kur isha studente, pasi ishte asortimenti më i lirë, ndërsa të tjerët merrnin sanduiçe.”

Edhe më parë Bombaj ka folur pa komplekse në lidhur me të shkuarën e saj të vështirë. Ajo ka treguar se gjatë kohës që ka qenë studente ka kaluar shumë vështirësi ekonomike dhe i është dashur të punojë dhe të studiojë njëkohësisht për të përballuar shpenzimet e universitetit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...