Fitoni një makinë dhe 1 milionë dollarë, nëse arrini të bëni këtë gjë

303

Kompania e njohur “Tesla” ka ofruar pothuajse 1 milion dollarë për të inkurajuar ‘hakerat’ që të thyejnë sistemin e sigurisë së modelit të ri të makinës së saj.

Konferenca e sigurisë Pwn2Own u bashkua me kompaninë e makinave elektrike, për t’u ofruar programuesve mundësinë për të fituar çmime duke filluar nga 35,000 deri 250,000 dollarë për të gjetur dobësi në ‘softuerin’ e modelit 3.

Personi i parë që do të thyejë sistemin e sigurisë do të fitojë gjithashtu një makinë Tesla Model 3.

“Që nga viti 2007, Pwn2Own inkurajon fushat e reja të hulumtimit të cenueshmërisë në platformat më kritike”, është shprehur Brian Gorenc, drejtor i lartë i hulumtimit për firmën Trend Micro.

Tesla e vlerëson punën e bërë nga programuesit dhe prej vitesh i ka vlerësuar ata. Në dy vitet e fundit vetëm dy persona kanë fituar çmime të majme, në krahasim me vitin 2016 kur u listuan 18 fitues.

Lexo edhe:   Koha për plazhë, në Sardenja, temperaturat shkojnë deri në 27 gradë