“Dirty Diana”! Kërkesa e çmendur e Lady Diana që vetëm Majkëll Xhekson mund t’a plotësonte

514

Majkëll Xhekson dhe Lady Diana kanë qenë ikona në historinë e Planetit tonë dhe me siguri që shumë fansa të tyre do të ishin kurioz të mësonin historinsë se si ata të dy janë njohur dhe takuar për herë të parë.

Princesha Diana në koncertin e Michael Jackson

Princesha Diana ishte një ikonë e vërtetë e bukurisë dhe një shembull i përsosurpër gratë në mbarë botën; por duket se Lady Di gjithashtu donte të dëfrehej sa më shumë dhe nuk njihte limite.

Djali i saj, Princi Uilliam, tha se nëna e tij ishte shumë informale jashtë mureve të pallatit, pra nuk përmbahej fare dhe se ata gëzonin aq shumë bashkë sa që Uilliam kërkonte të qëndronte vetëm me të jëmën, duke thënë se vetëm me të mund të njihej me jetën që bënin “humanët”.

Mos harroni se nëna e tij një herë tha:

“Ju mund të shfrenoheni dhe mund të bëni çfarëdo argëtimi që t’ju vijë në mendje. Thjesht mos bini në sy dhe jetoni në fshehtësi dhe thjeshtësi jetën tuaj”!

Princesha Diana ishte një tifoze e madhei legjendës së muzikës, Michael Jackson dhe ky ishte një fakt i pabesueshëm.

Në vitin 1988, Diana dhe Princi Charles morën pjesë në një koncert në Londër; para fillimit të shfaqjes, princesha vendosi të takohet me superstarin prapa skenës. Ata po bisedonin, dhe papritur, Diana pyeti nëse Michael në koncert do të luante këngën që preferonte: “Dirty Diana”.

Ajo tha:

“Është kënga ime e preferuar! Dhe është mjaft e pabesueshme se sa më përshtatet”.

Princi Charles, i cili qëndronte gjithmonë në distancë, nuk ia kishte haberin fare argëtimeve dhe thjesht qëndronte nëpër koncerte thjesht për të bërë detyrën, ndërsa Diana dhe Michael në vetëm 5 minuta ata u përshtatën shumë me njëri-tjetrin dhe në një kohë shumë të shkurtër filluan të flisnin si dy miq të vjetër, edhe pse kjo ishte hera e parë që takoheshin personalisht.

Diana ishte një tifoze e madh e muzikës; Ndër këngëtarët e tij të preferuar ishin Elton John, Barbra Streisand, Freddie Mercury dhe Michael Jackson.

Në fakt, kur princesha vdiq, Michael Jackson mori pjesë në funeralin e saj dhe deklaroi se ishte një nga humbjet më të thella që mund të njohë historia e njerzimit.

Mbreti i pop-it tha:

“Ajo ishte një nga njerëzit më të ëmbël që kisha njohur ndonjëherë”.

Princesha Diana dhe Michael Jackson ishin ikona të rëndësishme, respektivisht të shtëpisë mbretërore dhe të muzikës botërore dhe të dy ata do të kujtohen për shumë vite të gjata që do të vijnë.