Fotot e rralla të një fotografi fashist: Gratë shkodrane gjatë viteve ‘40

695

Këto fotografi të rralla ku shfaqen gratë shkodrane janë realizuar në vitin 1940 dhe janë realizuar nga fotografi italian Giuseppe Massani.

- PUBLICITET -

Edhe pse nuk ka të dhëna të sigurta për të, Massani ka lindur në Rimini në vitin 1901 dhe ka studiuar ne Universitetin e Bolonjës në vitin 1920.

Masani u bë ithtar i lëvizjes fashiste dhe doli në pah me një album fotograk për Musolinin dhe fashizmin: La sua terra (Toka e tij), Bergamo 1936.

Në prill 1939, Shqipëria u pushtua nga forcat italiane dhe pak kohë më pas iu aneksua perandorisë së re romake të Musolinit.

Ishte momenti i duhur për fotografin që t’i prezantonte publikut italian trevat e reja të Italisë përtej Adriatikut. Sigurisht me mbështetjen zyrtare, Masani udhëtoi gjerësisht në Shqipërinë e pushtuar nga Italia dhe bëri fotografi të ndryshme.

Fotot u botuan në vëllimin “Albania: Testo e foto di Giuseppe Massani” [Shqipëria: teksti dhe fotot nga Xhuzepe Masani], Romë 1940, me një kapitull të fundit të propagandës fashiste ‘Bashkimi Italo-shqiptar.’

Të gjitha pamjet e këtij koleksioni janë marrë nga ky libër. Në vitet 1960 dhe 1970 Masani botoi disa albume të tjera, shumica e të cilave tashmë janë lënë në harresë.

Albumi i Shqipërisë i vitit 1940, i harruar edhe ai, mbetet i mahnitshëm si pasqyrë e Shqipërisë së vjetër para komunizmit.

k.a. / dita

- PUBLICITET -